Ekipi i Liverpuli është shpallur ekipi kampion bote për klube, pas fitores që mori ndaj Flamengos, me rezultatin 1-0.Ekipi anglez i Jurgen Klop nuk e pati të lehtë fitimin e trofeut duke vuajtur përballë brazialinëve të Flamengos.
Loja e rregullt për 90 minuta doli në shifra të barabarta 0-0 dhe u desh koha shtesë për të përcaktuar fituesin. Një asist i Mane u shfryëzua mjaft mirë nga Firminjo i cili shënoi dhe i dha fitoren e rëndësishme Liverpulit.
Në minutat e mbetur skuadra angleze administroi avantazhin dhe arriti të marrë një tjetër trofe, pas Ligës së Kampionëve dhe Superkupës së Europës.
Liverpuli aktualisht mban vendin e parë në Premierligën Angleze, i shkëputur dhjetë pikë nga Mançester Siti, madje edhe me një ndeshje më pak./Fjala.al