Integrimi/ Rama i lë BE-së “afat” 6 muaj, kërkon ndarjen nga Maqedonia  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, është shprehur se fakti që ende nuk ka një vendim për Shqipërinë për t’u integruar në BE, kjo nuk do të thotë që është një tallje. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të bëhet ndarja nga Maqedonia e Veriut, nëse brenda 6 muajve nuk zgjidhin problemin që kanë me veton bullgare.

 

Objektivi i Bashkimit Europian është që deri në fund të qershorit të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-së. Kështu bëri të ditur komisioneri i Bashkimit Europian Për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, i cili i kërkoi Shqipërisë që të bëjë pak më shumë durim dhe se po punohet intensivisht me Bullgarinë që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët tha se ka njoftuar komisonerin Varhelyi, se nëse nuk hapen negociatat në qershor, do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë kjo nuk duhet të jetë prioritet, tha kreu i qeverisë. Por për komisionerin Varhelyi, ndarja me Maqedoninë e Veriut nuk është çështja e vërtetë, por anëtarësimi i të dy vendeve në BE dhe për këtë po punojmë theksoi ai. Një tjetër çështje e rëndësishme që prekën 2 zyrtarët, ishte edhe korridori i tetë që pritet të sjellë më afër kryeqytetet e rajonit tonë. Komisioneri tha se BE e mbështet këtë projekt. Komisioneri për zgjerim, foli edhe për intensifikimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe për mbështetjen ekonomike-sociale për rajonin. Nga ana tjetër, kryeministri Rama u shpreh më i vendosur se kurrë për të vijuar me nismën Ballkani i Hapur, duke përsëritur ftesën për Malin e Zi dhe vendet e tjera që nuk janë bërë ende pjesë. Pas kryeministrit Rama, komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi zhvilloi një takim edhe më kryetaren e Komisionit  të Integrimit Jorida Tabakun.Takimin e parë në Tiranë, Varhelyi e zhvilloi në organet e vettingut. Ai ka theksuar mbështetjen e fortë të Unionit për Reformën në Drejtësi. Ai ka kërkoi që të ndalen sulmet ndaj organeve të vettingut. Vizita e tij vjen përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Komisioneri vizitoi Tiranën në vazhdën e një turi takimesh në Ballkanin Perëndimor. Varhelyi do të zhvillojë takime në Kroaci, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama ftesë Malit të Zi

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se me zgjedhjen e Dritan Abazoviç si kryeministër i Malit të Zi, do të ketë një ftesë zyrtare për t’iu bashkuar Ballkanit të Hapur. “Jemi shumë të interesuar që edhe të tjerë të përfshihen se Ballkani i Hapur është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës, dhe duke folur me kryeministrin e ri të Malit të Zi, imagjinoni sikur dikush t’ju thoshte 5 vjet më parë që Ballkani Perëndimor me 6 vende, do kishte 3 kryeministra shqiptar, sot është realitet, mund të jetë gjë e mirë ose e keqe, por nuk është pak, është shumë, sikundër është e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Euopën ecin përpara nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, kjo është pak, por e sigurt dhe ne do e riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Verit ta bëj ftesën, se samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër, dhe unë nga ana ime do bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë në tryezë, ka qenë optimist ndaj kësaj nisme, por vjen Mal i Zi, Kosova, apo Bosnja, Ballkani i Hapur do të vijojë, të gjithë do vijnë një ditë, kush do vijë më vonë do ketë humbur më shumë”, tha Rama. Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi tha se objektivi i BE-së është që brenda qershorit të hapen negociatat. “Tema tjetër është kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare. Ne duhet, duhet të përdorim gjithçka që kemi në dorë, nuk mund të kemi një luftë dhe Evropa të mos përdorë të gjitha mundësitë e saj për Ballkanin Perëndimor. Në këtë proces kjo vetëm shikojmë stabilitet por mund të krijojmë dhe vendosim stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Nuk mund tu jap aspak kohë atyre që të bëjnë atë që nuk duhet bërë. Nëse nuk marrim ato vendime që duhet të marrim i bie që ne të heqim dorë. E vlerësoj shumë durimin e Shqipërisë, kërkoj pak më shumë durim nga ana jua, objektivi ynë që kjo punë të mbarohet gjatë Presidencës Franceze. Çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe duhet të punojmë për integrimin e vërtetë në terren. Ka të bëjë me mënyrën sesi ne do të ndryshojmë realitetin në terren. Nuk duhet t’i largojmë sytë nga ky angazhim i përbashkët. Duhet ta mbyllim këtë punë tani”, tha Varhelyi.

Lexo edhe :  Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

 

 

Integrimi në BE

Varhelyi: Nuk po tallet askush me Shqipërinë

 

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi është shprehur se fakti që ende nuk ka një vendim për SHqipërinë për t’u integruar në BE, kjo nuk do të thotë që ësbtë një tallje me Shqiëprinë. “Është një situatë serioze, nuk është Shqipëria ajo me të cilën po tallet njeri, pra BE po tallet me veten, por është një fjalë e fortë për një Komisioner, ne mund të promovojmë arritjet e secilit prej shteteve kandidate dhe kur plotësohen kriteret. Prandaj po bëjmë këtë tur intesiv për një shtet, sepse siguria e BE po kompromentohet, prandaj ne duhet ta bëjmë këtë gjë tani, dhe besueshmëria jonë po vihet në pikëpyetje”, tha Varhelyi. I pranishëm në Tiranë, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka vizituar edhe organet e vettingut, duke theksuar mbështetjen e fortë të Unionit për reformën në drejtësi. Ai ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj organeve të vettingut. “E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet vetting-ut dhe ONM sot në Tiranë. Rikonfirmoi mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e vendit. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!”, shkruan ai.

 

 

 

Të fundit

“Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinajn

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë...

Shkodër, gjendet i pajetë në makinë trupi i 50-vjeçarit

Trupi i një 50-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme (12 korrik) i pajetë brenda një mjeti, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Historike! Macron pranon më në fund një shtet të ri

Franca shpalli të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në bazë të së cilës territori i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin...

“Marrëdhënia jonë nuk është reciproke”, Trump vijon luftën tregtare me BE

Presidenti amerikan Donald Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE dhe Meksikën dhe kërcënon të vendosë tarifa prej 30% ndaj duke filluar nga 1 gushti. Njoftimi,...

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën përpara drejtuesve të forcave të...

Lajme të tjera

Web TV