Rritet sërish çmimi i naftës dhe i benzinës, ja sa do paguajnë shqiptarët për karburantin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur sërish gjatë ditës së sotme, me 10 lekë për litër, duke reflektuar shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Sipas burimeve nga tregu, Bordi i Transparencës ka vendosur sot që një litër naftë do të tregtohet tashmë me 243 lekë, nga 233 lekë që ishte deri sot, sipas vendimit që ishte marrë në datën 27 prill. Ky është niveli më i lartë që nga data 26 mars.

Në rritje është edhe benzina, që do të tregtohet me 223 lekë, nga 213 lekë që ishte deri tani. Gazi është rritur me dy lekë për litër, në 106 lekë. Aktorët e tregut pohojnë se arsyet e shtrenjtimit lidhet me rritjen e karburantit në bursat ndërkombëtare, që ka arritur në 1200 dollarë për ton. Edhe në këto nivele që po tregtohet nga ne, ata pohojnë se çmimet e bordit janë nën kosto dhe prej tre ditësh ata po operonin me humbje.

Çmimi në bursa është momentalisht 1200 dollarë për ton, por, sipas tregtuesve të karburanteve, nëse ai e kalon 1240 dollarë për ton, që njihet dhe si pikë e rezistencës, nafta në tregun vendas mund të arrijë deri në 300 lekë për litër.

Çmimet e naftës shënuan rritje të fortë në fillim të marsit, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që çorientoi burimet e furnizimit kudo në botë. Nafta në tregun vendas arriti deri në 260 lekë për litër në tregun vendas në javën e dytë të marsit, nga 195 lekë në fund të shkurtit. Me krijimin e Bordit të Transparencës nga qeveria, çmimet po vendosen nga ky bord. Aktorët e tregut pohojnë se vendosja e çmimeve po e ul fleksibilitetin e operatorëve për të qenë eficientë ndaj lëvizjes së shpejtë të tregjeve, ndërkohë që po detyrohen që të mbajnë humbjet që po vijnë nga fiksimi i çmimeve./ MONITOR

Të fundit

“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”/ Rama paralajmëron inspektorët e bashkive dhe IKMT

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha ata që kanë zënë hapësirat publike në dëm të qytetarëve “të mbledhin...

Është koha e përgjegjësisë dhe meritës në administratë…

Nga Fejzo Subashi Jam ndër ata njerëz të medias që prej fillimit i kam dhënë mbështetje masave radikale të Kryeministrit Rama, kur këto masa kanë...

FOTOT: Përplasen dy autobusë në Athinë, 47 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në Greqi, ku dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugën bregdetare të...

Rama paralajmëroi të ndërhyjë në sektorin e naftës/ Qeveria është qeveri…

Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për një ndërhyrje të mundshme në sektorin e naftës ka sjellë reagime nga aktorët kryesorë të tregut. Në një deklaratë...

Tokë e ‘xanum’/ Rama paralajmëron bizneset: Hiqini trarët e tendat nëpër lokale

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bën thirrje që të hiqen trarët e vendosura për parkime në hapësirat publike, apo tendat e vendosura...

Lajme të tjera

Web TV