Florian Marku i rikthehet stërvitjes dhe premton: Duel madhështor në mes të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boksieri shqiptar Florian Marku i është rikthyer stërvitjes tri javë pas fitores me KO teknik ndaj britanikut Chris Jenkins, ndeshje e zhvilluar në Njukasëll. Në këtë duel, shqiptari mbrojti titullin kampion bote  në kategorinë IBF International, duke qëndruar i pamposhtur (11 fitore, 1 barazim).

Gjithsesi, përmes një postimi në rrjetet sociale, Florian Marku shprehet se ka nisur menjëherë nga puna të ardhmen. Madje ai jep lajmin e madh që ëndërrojnë të gjithë shqiptarët, për një duel në Tiranë, ku do të mbronte titullin kampion bote në peshën “welter”.

I përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë. Së shpejti filloj përgatitjen për duelin e radhës. Ekipi im është duke punuar për të zhvilluar një ndeshje gjigante, në behar, në mes të Tiranës”, shkruan Florian Marku, që poston edhe një video duke u stërvitur me stafin e tij.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV