Nënë e bir mbetën të lënduar sot nga shpërthimi i një bombole gazi në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në fshatin Libofshë, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi dhe si pasojë dy persona , nënë e bir, kanë pësuar dëmtime të lehta.
“Sot rreth orës 17:30, në banesën e shtetasit M. Z në fshatin Libofshë, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi, ku si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi M. Z dhe nëna e tij.
Zjarri është fikur plotësisht dhe në banesë ka dëme të vogla materiale. Po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në informacionin paraprak të policisë.