Habit sërish Sazan Guri: Shën Pjetri e Shën Pali erdhën tre herë në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kandidati për president” Sazan Guri ka habitur sërisht me deklaratën e tij ku shprehet se Shën Pjetri e Shën Pali erdhën tre herë në Berat.

1. Në një status të mëparshëm, ku dikush nga piktorët e mesjetës vizaton Krishtin me plis në kokë shtruam pyetjen rastësi apo — pra, hidhet dorashka për studime të mëtejshme. Ku është problemi këtu?!

2. Nga ana tjetër nuk e shtrojmë këtë pasiguri për plisin i thirrur peleus (pe leshi), qeleshe, takije, sepse është tashmë e vërtetuar si emblemë e trungut pellazg – epir – ilir – arbnor-shqiptar, që nëse e lexon dhe e kupton mirë statusin hidhet dorashka e dytë për të qëmtuar, nëse ka lidhje emri i Krishtit me fjalën shqipe të zbërthyer si Kreu është ose Kreu shenjt apo ka lidhje me lyerjen me bojë si mbret të quajtur Hristos apo është rastësi prapë lidhjet me termat e shqipes. Ku qëndron problemi prap këtu?

3. Po emri Marie, nëna e Krishtit, pra emri vetë, a nuk ka lidhje dhe zbërthim me anë të gjuhës shqipe apo edhe kjo është futja kot?! Po sikur të nxjerrim me qindra fakte që kjo është shqip dhe vetëm shqip psh në Finiq kryeqytet i Epirit në një moment kohe të caktuar sipas Arsim Spahiut te libri ‘Shteti Epirot’’ kishte 500 gra me emër zyrtar Marie dhe 9000 gra të tjera po me këtë emer.

4. Pse çuditeni kur ju thonë se ilirët luftonin me shtizë me flamur me fushë të kuqe e me dy krena për vendosjen e kristianizmit në rrugë zyrtare, janë me dhjetëra piktura e gravura, apo edhe këto janë futja kot?

Lexo edhe :  E pazakontë në Mirditë, 31-vjeçari denoncon humbjen e bashkëshortes

5. Po a erdhi shën Pali jo njëherë, por tre herë në Durrës, Berat, Skrapar, biles para tij kishte ardhur edhe shën Pjetri, po pse kaq dendur në Iliri? Nuk quhet edhe kjo….

6. A u ngrit Kisha e parë në Durrës në vitet 70 mbKr. Nuk quhet edhe kjo….

7. A ka nevojë për të korrigjuar ose riparë ose plotësuar ose saktësuar gjera, jo thoni jo, dakord, por a mund t’i themi të paktën ca gjera të pathëna, ose të thëna keq ose të zëna nga pluhuri, jo thoni prap jo, dakord them edhe unë, qenka shpejt, kur të vijë koha, e cila nuk vjen kurrë, por koha krijohet”, shkruan Guri.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV