Minimizimi i pirjes së duhanit, paketet do shoqërohen me foto ekstreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Duhani dëmton rëndë shëndetin”. Tanimë ky nuk do të jetë thjesht një slogan i shkruar vetëm në klinika mjekësore e qendra spitalore. Pamje të të sëmurëve në fund të jetës, por edhe të vdekur, këto do të jenë fotot shoqëruese në paketat e cigareve që cilat mendohet se do t’i bëjnë duhanpirësit e rregullt ta shmangin këtë ves problematik.

Shumë shpejt çdo paketë cigaresh në Shqipëri duhet të jetë e rrethuar me këto tip fotosh. Në rast të kundërt nuk do lejohet shitja.

Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, në drejtimin e Ministres Ogerta Manastirliu, ka miratuar imazhet që do të përdoren në paketimet e duhanit në Shqipëri.

Ne propozuam që të përdornim imazhet që përdoren në Bashkimin Europian, por nuk ishte e mundur për shkak se lejohet vetëm për vendet anëtare. Ndaj hulumtuam dhe morëm miratim nga Australia dhe Kanadaja për të përdorur fotot paralajmëruese në paketimet e duhanit. Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU”, tha Manastirliu.

Imazhet e reja do te vendosen në paketat e cigareve dy vite pas miratimit, për t’i lënë kohën e nevojshme biznesit për të bërë ndryshimet e duhura në paketimin e duhanit.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive do të ndërmerret një fushatë komunikimi për dëmet që shkakton duhanpirja.

Strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP dhe ISHSH do të ndjekin zbatimin e ligjit të ri, me përfshirjen e të gjithë institucioneve të ngarkuara nga ligji në grupet e inspektimit, qoftë inspektoriati i punës, drejtoritë e taksave, inspektoriatet arsimore dhe policia.

Lexo edhe :  Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV