Rusia i mbyll “rubinetin” e gazit, Evropa në krizë/ Çmimi shkon në ‘tavan’!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom, ka njoftuar se do të ndalojë dërgesat e gazit rus përmes tubacionit Yamal që kalon në Poloni, për Evropën.

Vendimi erdhi pas sanksioneve që Kremlini vendosi për disa kompani të ndryshme, ndërsa përfaqësuesi i Gazprom tha se sanksionet përfshijnë EuRoPol Gaz, e cila zotëron seksionin polak të tubacionit të gazit Yamal-Evropë.

“Është vendosur një ndalim për transaksionet dhe pagesat në favor të personave nën sanksione, veçanërisht për Gazprom, kjo do të thotë një ndalim i përdorimit të një gazsjellësi në pronësi të EuRoPol Gaz për të transportuar gazin rus përmes Polonisë,” tha një përfaqësues i Gazprom.

Muajin e kaluar, Gazprom tha se kishte ndërprerë plotësisht furnizimet për kompaninë polake të gazit PGNiG dhe Bulgargaz të Bullgarisë pasi ata refuzuan të plotësonin kërkesën e Moskës për të paguar në rubla dhe jo në euro ose dollarë.

Tubacioni Yamal kalon nga Rusia përmes Bjellorusisë dhe në Poloni dhe Gjermani. Ai përbën një pjesë të vogël të rrjedhave të gazit rus në Evropë dhe përdorimi i tij ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i luftës. Me ndalimi ne furnizimit pritet që çmimi i gazit të kapë shifra rekord.

Të fundit

Makina përplas këmbësoren në Korçë, autori largohet nga vendngjarja

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, një mjet mësohet se ka përplasur një...

Restaurohet Muzeu Etnografik i Elbasanit

Në Muzeun Etnografik të Elbasanit përfunduan punimet restauruese. Muzeu Etnografik i Elbasanit, apo siç njihet ndryshe dhe si “Shtëpia e Sejdinasve”, është i ndërtuar në...

Rama me ndjekësit:Pasaporta evropiane duhet për të fituar dinjitetin e barabartë evropian

SHQIPËRI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar t’u përgjigjet komenteve të ndjekësve në rrjetet sociale. Shefi i qeverisë u ndal tek dobia që ka marrja...

Goditje e rëndë në garën për titull, Valencia “fundos” Real Madridin në minutën e fundit

Real Madrid gabon në shtëpi, teksa u mund 1-2 nga Valencia. Vinicius dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e...

Berisha e la në listat e hapura, Tabaku rrëfen bisedën me kreun e PD: Mendova se…

Deputetja e PD dhe kandidate në listat e hapura në qarkun e Tiranës për 11 majin, Jorida Tabaku, është sot e ftuar në emisioni...

Lajme të tjera

Web TV