Srebrenica/ Balla: Nuk votojmë asgjë me firmën e Berishës, kërkova t’i hiqej emri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka shpjeguar në emisionin “Opinion” votën kundër të opozitës ndaj propozimit të PD për Srebrenicën.

Balla tha se asnjë dokument që mban firmën e Sali Berishës nuk do të jetë i vlefshëm për mazhorancën. Ai pohoi se sot nuk është votuar kundër një resolute, por është diskutuar një kërkesë që mban firmat e deputetëve të PD në mocionin për debat.

“Është diskutuar një kërkesë që mban firmat e deputetëve për mocionin në debat.

Shqipëria ka patur rezoluta për krimet në Bosnje. Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2005 dhe dihet kush ka qenë në pushtet”, tha Balla.

Më tej, ai tha se ka kërkuar nga opozita të heqë emrin e Berishës nga propozimi.

“Kërkesa ime ka qenë: Hiqeni emrin e Berishës. Edhe pse është non grata, edhe se është sikur t’i vrasësh për së dyti që kërkesën ta bëjë një njeri që ka çuar naftë në ndihmë të serbëve.

Kërkesën ja kam bërë të ditur zotit Shehu.

Nisur nga ky propozim për të krijuar një rrugë bashkëpunimi i kam thënë: Hajde ta bëjmë në datën 11 Korrik, që është shpallur si ditë përkujtimi për masakrën e Srebrenicës dhe aty të biem dakord së bashku”, u shpreh Balla.

Ai përforcoi disa herë deklaratën se në kuvend nuk vlen dhe nuk miratohet asnjë dokument që mban firmën e Berishës.

“Sa herë në këtë legjislaturë të vijë një propozim që mban firmën e Sali Berishës nuk hyn. Kudo të jetë e përfshirë firma e zotërisë dokumenti nuk vlen”, tha Balla.

Kreu i grupit të PS tha se në 11 Korrik, kuvendi do të ketë një seancë përkujtimore për Srebrenicën.

Lexo edhe :  “Të jetë njeriu kaq i trashë”/ Evi Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: I sëmurë psiqik...

“Në 11 Korrik është ditë e hënë, kuvendi i Shqipërisë do të ketë seancë të posaçme përkujtimore për Srebrenicën. I gjithë ky debat që bëhet sot është turpi i tij”, u shpreh Balla./Opinion.al

Të fundit

Operacioni antidrogë me Italinë/ Proda: 349 punonjës policie të përfshirë në aksion

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka dhënë detaje më tepër në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar...

Operacioni anti-drogë/ Dumani: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme

Në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të drejtësisë italiane, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se megaoperacioni “Ura”  nga SPAK dhe...

Hailey Bieber flet për mëmësinë dhe zërat për divorc: Është periudha më e ndjeshme

Hailey Bieber është lodhur nga fakti që jeta e saj po analizohet në mënyrë të detajuar, veçanërisht pas ardhjes në jetë të fëmijës së...

“Mafia shqiptare”/ Prokurori Publik i Barit: Të vendosur për të luftuar këtë “kancer”

Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare në luftën kundër...

Megaoperacioni antidrogë, arrestohet administratori i autobusëve të linjës Shqipëri-Itali

Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit. Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara është edhe Ligor...

Lajme të tjera

Web TV