Evi Kokalari zbulon si u kris marrëdhënia me Bleona Qerretin: Më argëtonte, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja Evi Kokalari hodhi dritë mbi arsyet që çuan në krisjen e marrëdhënies miqësore mes saj dhe këngëtares Bleona Qerreti.

E ftuar në emsionin “Zonë e lirë”, Kokalari tha se ishte Bleona ajo që bëri dia gjëra të cilat çuan në prishjen e raporteve mes tyre.

Ajo zgjodhi mos të jepte shumë detaje pasi nuk donte të dëmtonte personat e tjerë të përfshirë.

“Incidenti nisi se bëri disa gjëra të vogla që s’duhej ta kishte bërë. Nuk dua të jap detaje, pasi dua të mbroj personat e tjerë të përfshirë. Kur ti ke dikë që të jep një dorë duhet të disha si ta mbash. Kaq!”, tha  Kokalari.

Gjithashtu ajo risolli në mënyrë konçize si nisi marrëdhënia miqësore mes saj dhe Bleonës, ku tha se ishte kjo e fundit që e kishte kontaktuar pasi donte që ta lidhte me Donald Trump.

Sipas Kokalarit miqësia u shtua në Shqipëri kur ato dilni për darka dhe frekuentoheshin shpesh.

“Ishte gërvishtje që u nis nga ajo. Kur t’i të jepen disa favore fut logjikën dhe thua më intereson mua ti bëj dëm Evit. Ajo bëri një gabim aty. E thash me pak fjalë që unë Bleonën e kam takuar me Donika Bardhin se donte të merrej me Trumpin. Më shkruajti vet, i tha Donika që unë isha njeriu i duhur nëse donte të lidhej me Trumpin. E kam takuar 3 muaj para zgjedhjeve në gusht të 2020-ës.

Ne dilnim për dark dhe mua më argëtonte se nuk ka as filtra asgjë. Është gallatë. Në atë kohë ishte në Shqipëri se bënte ca emisione. Edhe unë isha në Tiranë me Foltoren, kam dal disa herë në Tiranë”, tha Kokalari.

Të fundit

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV