Fondi 1.15 miliardë euro/ Si do të ndikojnë në ekonominë e vendit?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konferenca e Donatorëve akordoi shumën rekord prej 1.15 miliardë eurosh për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Po në çfarë forme janë dhënë këto para dhe kapacitetet që duhen për thithur fondet e përcaktuara si kredi? Sa do të ndikojnë në rritjen e borxhit publik dhe në ekonominë e vendit. Analizojnë për gazetën Fjala ekspertët e ekonomisë, Prof.dr.Adrian Civici dhe kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku

Rreth 100 vende të botës u mblodhën në Komisionin Evropian në Bruksel për të dhënë donacione e kredi për rindërtimin e Shqipërisë pas pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit të vitit të vitit të shkuar. Në total u mblodhën 1.15 miliardë euro grante, hua dhe fonde për projekte zhvillimi. Sipas të dhënave paraprake, ende të pazyrtarizuara përfundimisht, paketa e financimit përfshin rreth 800 milionë euro kredi të buta dhe rreth 300 milionë euro grante falas. Të gjitha fondet do të përdoren për ndërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, veprave publike të dëmtuara dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Tërmet i 26 nëntorit la pas 51 viktima, qindra të plagosur, mijëra shtëpi e pallate të dëmtuara dhe mbi 10 mijë banorë pa strehë.

Në përfundim të konferencës, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pohoi se ishte pa fjalë përpara donatorëve e kreditorëve, që i besuan atij e qeverisë së tij përtej të gjitha pritshmërive. Mësohet se qeveria shqiptare dhe donatorët kanë nënshkruar një deklaratë mirëkuptimi, e cila liston një sërë parimesh se si do të përdoren fondet e grumbulluara nga donatorët si ndihmë ndaj Shqipërisë. Banesat e ndërtuara me paratë e donacioneve do të zbatojnë kodet evropiane të sigurisë dhe standardet më maksimale të cilësisë. Sipas deklaratës, i gjithë programi kombëtar i rindërtimit duhet të jetë transparent. Kriteret e tenderit për ndërtimin e banesave, menaxhimi financiar dhe kontrolli i fondeve duhet të përcaktohen në mënyrë të qartë para zhvillimit të garës. Në dokument saktësohet se përzgjedhja e familjeve që përfitojnë banesë duhet të bëhet mbi kritere të mirëpërcaktuara dhe do të jetë e hapur për verifikim edhe nga institucionet e pavarura, përfshirë vetë donatorët. Në dokument qeveria ka rënë dakord që procesi i rindërtimit të banesave do të udhëhiqet nga pjesëmarrja e banorëve përfitues. Çdo vendim duhet të merret në konsultim me banorët, veçanërisht në ndërtimin e pallateve të cilat përfshijnë shumë familje.

Po pikëpyetjet si dhe ku do të shkojnë gjithë këto para kanë nisur fill pas Konferencës së Donatorëve. Sa do të ndikojnë në rritjen e borxhit publik marrja e afro 800 milionë eurove kredi dhe a do të përfitojë apo jo ekonomia e vendit nga injektimi i gjithë kësaj shume parash. Për të bërë një analizë të thellë për këtë gazeta Fjala bisedoi me dy ekspertë të ekonomisë, Prof.dr.Adrian Civici dhe kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.

Lexo edhe :  Kryebashkiaku Erion Veliaj uron vitin e ri 2025 nga qendra e Tiranës

DONACIONET DHE BORXHET

DHE VENDET ANËTARE

Bashkimi Evropian 115 milionë;

Franca 100 milionë euro grant dhe 60 borxh;

Italia 65 milionë euro;

Gjermania 11 milionë euro;

Suedia 5.6 milionë euro;

Holanda 3 milionë euro;

Danimarka 5 milionë euro;

Polonia 2.5 milionë euro;

Greqia 2.5 milionë euro;

Sllovakia 250 mijë euro;

Austria 1 milion euro;

Republika Çeke 350 mijë euro;

Sllovenia 300 mijë euro;

Finlanda 300 mijë euro;

Portugalia nuk deklaron shifër;

Luksemburgu 250 mijë euro nëpërmjet UNICEF;

Bullgaria 375 mijë euro;

Malta dhe Qipro mbështetje financiare 2 milionë lei;

Hungaria 750 mijë euro;

Irlanda nuk kanë dhënë shifër;

Spanja 2—25 mijë euro.

SHUMA= 313.2 milionë euro donacione dhe 60 milionë borxh

JASHTË BE-SË

Britania e Madhe 1 milion paundë;

Zvicra 9 milionë euro;

Turqia 45 milionë euro;

Emiratet e Bashkuara Arabe 70 milionë euro;

Katari 5 milionë euro;

Shtetet e Bashkuara të Amerikës 5 milionë USD;

Japonia 2.5 milionë euro;

Azerbajxhani 1 milion euro;

Norvegjia 21 milionë korona norvegjeze;

Koreja e Jugut 300 mijë USD;

Lihtenshtain 100 mijë euro;

Algjeria 50 mijë euro;

Brunel Derusalem 50 mijë USD.

SHUMA= RRETH 140 MILIONË €

VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Mali i Zi 750 mijë euro;

Serbia 2 milionë euro;

Maqedonia e Veriut 97 mijë euro;

Kosova 200 mijë euro;

Bosnje-Hercegovina 100 mijë euro.

SHUMA= 3.147 MILIONË EURO

HUATË NGA BANKAT NDËRKOMBËTARE

Banka Islamike për Zhvillim 365 milionë € si programe investimi në sektorë strategjikë, po ashtu dhe 50 milionë € për rikuperimin e biznesit;

Banka Botërore dhe IFC 170 milionë € hua dhe asistencë teknike;

Banka Evropiane e Investimeve 2.5 milionë € grant, gjithashtu deri në 100 milionë € hua;

Banka e Këshillit të Evropës 100 milion e 500 mijë € në grante teknike dhe 100 milion € hua;

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim 100 milionë € për rindërtimin, 1 mln € projekte dhe 18 mln € për ujësjellësin.

SHUMA= PREMTOJNË DERI NË 900 MILIONË € BORXHE DHE 102.5 MILIONË € GRANTE

ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

UNICEF do të ndërtojë kopshte dhe shkolla me vlerë 500 mijë €.

Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, do të krijohet një ekip me ekspertë që do të dërgohet në raste fatkeqësish.

Të fundit

Lista e PS për 11 majin, Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët

Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS i ka gjetur të pasigurt për fatin e tyre...

Zgjedhjet 2025/ Balla, thirrje diasporës të rregjistrohet prej 11 janarit

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i ka bërë thirrje diasporës shqiptare që...

Vendimi për Berishën, Mosbindja civile si rrugë me një kalim

Nga Lorenc Vangjeli Mjeshtër i sëpatës, por jo bisturisë, artist i kazmës dhe mjeshtër i ekstremit si mjet e armë, gërmues i pashoq në puset...

Orë kritike, mediat greke: Shëndeti i Anastas është përkeqësuar

Sipas informacioneve, gjendja e tij konsiderohet kritike, megjithëse nuk është parë e nevojshme shtrimi i tij në ICU (Terapi Intensive), shkruajnë mediat greke. Kryepeshkopi i...

Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët

Aboneja për pensionistët, Veliaj: “Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët; U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve” Nga 1 janari...

Lajme të tjera

Web TV