Ranë 100 metra në humnerë, pas dajës humb jetën edhe nipi 20-vjeçar nga Tropoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi ditën e sotme në “Rrugën e Kombit”.

Burime për mediat bëjnë me dije se 20-vjeçari, Xheku Logu, nuk ka mundur t’ i mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje humbi jetën Andi Rustaj, daja i Xheku Logut, 25 vjeç.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi këtë të enjte në Rrugën e Kombit, ku Logu dhe Rustaj ishin nisur nga Tirana me makinën e tyre dhe do të udhëtonin në drejtim të Kukësit, por afërsi të fshatit Kolsh kanë dalë nga rruga dhe kanë rënë në humnerë, të paktën 100 metra. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje prej orëve të para të mëngjesit.

Dyshimet janë se shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka kryer një manovër të gabuar, pasi në Rrugën e Kombit, në pjesën kur Mercedesi ka dalë nga karrexhata nuk ka gjurmë frenimi.

Të fundit

FOTOLAJM/ Rama ndan pamjet nga Valbona e mbuluar nga dëbora

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga parku kombëtar i Valbonës dhe bujtinat alpine,...

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”/ Një shfaqje për familjen!

Një ftesë për reflektim dhe për liri zgjedhjeje, duke ruajtur personalitetin është melodrama “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, e cila po vijon të shfaqet për...

Kush ishte aviatorja e parë femër?

Aviatorja e parë femër ishte parizianja Raymonde de Laroche , pseudonimi i Elise Deroche, e cila mori patentën e pilotit më 8 mars 1910. Vajza e një hidrauliku, ajo...

Qeveria miraton sot shpërblimet e fundvitit, cilat janë kategoritë që përfitojnë

Sot rreth orës 12:00 pritet që të zhvillohet një mbledhje e kabinetit qeveritar, ku BalkanWeb mëson se do të merret një vendim sa i...

Shqipëria kalon objektivin e vendosur nga NATO, rritet shpenzimi në fushën e Mbrojtjes!

Shqipëria e ka kaluar në 2024 shifrën e përdorimit të 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, shifër kjo e vendosur nga...

Lajme të tjera

Web TV