Zbardhi krimet më të rënda të dekadës/ GJKKO vendos arrest me burg për Nuredin Dumanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masa arrest me burg i është komunikuar në spital këtë të shtunë Nuredin Dumanit, kriminelit, i cili arriti të zbërthente tetë grupe kriminale përmes dëshmive.

Pritet të nisë pranë SPAK seanca për masat e tjera me gjyqtarë Atalanta Zeqiraj dhe prokurorë Doloreza Msabelliu, Behar Dibra e Altin Dumani.

Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave:
9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të:

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç

18 persona u arrestuan dhe 14 të tjerë vijojnë ende në kërkim pas mandate-arresteve të kërkuara nga SPAK dhe të aprovuara nga Gjykata e Posaçme, dy ditë më parë.

Arben Kraja, Gledis Nano dhe Doloreza Musabelliu dhanë detaje për hetimin që hodhi dritë mbi grupet kriminale që porositën krime në trekëndëshin Elbasan- Tiranë- Durrës ku nëntë nga të akuzuarve iu komunikua masa në burg, kurse të tjerët u prangosën nga RENEA dhe FNSH.

Mes të kërkuarve janë emra si ai i Suel Çelës, Talo Çelës dhe Florenc Çapja si edhe Ervis Martinajt që dyshohet se siguroi mjete për vrasje.

Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri-tjetrit.

Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të lartë rrezikshmërie shoqërore.

Lexo edhe :  Arratisja e të burgosurit, lirohen tre gardianët e burgut të Shënkollit

Duke u bazuar në prova dhe dëshmitë e  Nuredin Dumanit dhe të Henrik Hoxhajt, SPAK jo vetëm shkundi pluhurin e 18 dosjeve enigmatike, por pretendon se zbardhi fije grupesh qe kryqëzoheshin mes disa qytetesh.

Pavarësisht se në top listën e të kërkuarve për Talo Çelën rrëfehet ish-miku i tij Dumani, sipas të cilit ai masakroi me sende të forta Fatmira Dedën, një nënë që kërkonte drejtësi për të birin e vrarë. 60 vjeçarja u eleminua me kërkesë të Nuredin Dumanit dhe nën bashkëpunimin e Agron Qolit dhe Petrit Qolit dhe të kontraktuar nga Festim Qoli.

Ky i fundit, një biznesmen që dyshohet se më herët i angazhoi ata për të vrarë edhe djalin e saj Ervis Deda, një ish-trafikant që u qëllua për vdekje nga Henrik Hoxhaj dhe motivi ishte konflikti i pronësisë. Por teksa ndaj Talo Çelës që ka një seri akuzash nga grabitjet me dhunë tek vrasjet e dyfishta, dyshohet se ai tentoi të vrasë Florenc Capjan edhe ky një shumë i kërkuar edhe për vrasje të tjera. Rrugët e Talo Çelës u ndanë me Nuredin Dumanin në krimin e dyfishtë kundër Dorian shkozës dhe Anxhelo Avdisë, për të cilin Dumani tregon se bashkëpunoi në vrasje edhe i arrestuari Asllan Plaku.

SPAK insiston se zbardhi edhe eliminimin e Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës që dyshohet se u ekzekutua nga Besjan Xhixha, Enver Diva dhe Nuredin Dumani.

Njeriut më të kërkuar në vend dyshohet se ju vendos lëndë plasëse në banesë nga Elio Bitri në vazhdën e këtyre përplasjeve në qytetin e përplasjeve të forta, ku ndërkohë Florenc Çapja nga ana e tij së bashku me mikun e tij  Elvis Caushllari dështuan në planin e tyre për të eleminuar një rival si Sokol Sanxhaktari i identifikuar si krahu i Suel Çelës.

Emri i Suel Çelës përmendet nga Dumani si ndërmjetës që e prezantoi me dikë tjetër me kërkesën për të eliminuar Lulzim Mashën, administrator i një shkolle në Tiranë. Ndaj tij u krye atentati i dështuar nga Skerdi Tasi dhe Henrik Hoxhaj.

Ervis Martini dyshohet nga ana tjetër për sigurim të mjeteve për të vrarë Endrit Doklen, një ngjarje për të cilën super-pagopi Nuredin Dumanin. Ndërkohë që i prangosuri Ardian Ozuni dyshohet se tentoi të vrasë një tjetër eksponent si Filip Gjeloshi.

Dhe të gjitha këto ndodhen ne perimetrin Tiranë-Durrës-Elbasan.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV