Integrimi/ Balla: Në raportet e BE-së thuhet se Shqipëria ka përmbushur 100% kriteret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend tha se në çdo raport të BE-së thuhet se Shqipëria ka përmbushur 100% kushtet dhe kriteret që të mbahet konferenca e parë për integrimin në BE. Balla ironizoi edhe fitoren e Berishës, si kryetar i PD-së, ku tha se ishte një fitore kundër Amerikës.

‘Në qershor presim mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare. Dua ta them shumë qartë Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i një çështje ku Shqipëria nuk është pjesë farë, në debatin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në të gjitha raportet e BE-së thuhet qartë se Shqipëria i ka përmbushur 100% të kushteve dhe kritereve. Ndaj ka të drejtë që në këtë periudhë të mos merret peng nga vende të tjera. Përderisa është thënë troç se çdo vend do të vlerësohet sipas performacës së tij, edhe ne duam që të na vlerësohet performanca. Keni kthyer anti-amerikanizmin në doktrinë. Bashkohuni në një trup të vetëm edhe me fitoren që keni arritur kundër Amerikës dje.’- tha Balla.

Të fundit

“Ndjeva një teksturë rrëshqitëse që më fshiu fytyrën”/ Flet i riu që u gëlltit nga balena

Ajo që dukej si një ditë e qetë me kajak në Patagoninë Kiliane u kthye në një përvojë të...

Greqi/ Gjobvënie në Athinë, goditet grupi kriminal, në pranga edhe 3 shqiptarë

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal, i cili ishte përfshirë në gjobëvënie ndaj bizneseve në Athinë. Në pranga kanë rënë 5 shtetas, mes...

Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar përballet me pengesa

VOA Në Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar ka pësuar statistikisht rritje gjatë viteve të fundit, por menaxhimi i tyre po has në...

Armëpushimi në Gaza, Hamasi publikon emrat e tre pengjeve që do të lirohen të shtunën

Hamasi publikon emrat e tre pengjeve izraelitë që do të lirohen të shtunën. Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin...

“SPAK do të ‘godasë’ sërish majtas?”/ Gazetari zbulon arrestimet e radhës

Gazetari Almer Toska ka zbuluar në një studio televizive se ka skenarë ndërkombëtarë që mund të çojnë në shtyrjen e zgjedhjeve të 11 majit...

Lajme të tjera

Web TV