“Pastrim parash me boronicat”, Balla: Ku je SPAK? Pse nuk po e ndjek këtë rast?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka akuzuar kryetarin e PD, Sali Berisha dhe familjarët e tij për pastrim parash.

Balla tha se SHBA i ka shpallur non grata, ku i akuzon për korrupsion. Ai ftoi SPAK-un dhe të gjitha institucionet përkatëse që të hetojnë dhe të dalin në përfundimet e duhura.

“Sot është 23 maj, 30 vite nga momenti tragjik i Falcones. Shqipëria ka nevojë për Falcone. Nëse do të kishim dhe shpresoj t’i kemi në ditët, javët, muajt që pasojnë as Berisha dhe askush tjetër nuk i dërdëlliste shqiptarëve sot për çështje korrupsioni. I fundit në 31 vite pluralizëm në Shqipëri që të ngre gishtin dhe të sulmojë kolegët është Sali Berisha. Nuk ka në këtë sallë dhe as në politikën shqiptare nivelin e Berishës që të jetë shpallur non grata për shkak të korrupsionit në nivel të lartë, për pasurimin e njerëzve të tij të afërt.

Thotë fjalë për fjalë shpallja non grata nga SHBA. Kur Berisha të ngre akuzën për korruspion, ta injorojmë të gjithë. Sali Berisha duhet të sqarojë korrupsionin e vet. Arsyet se përse SHBA-të kanë mbërritur në këtë përfundim. Është dështimi i të gjitha institucioneve shtetërore, nga tatimet, te pastrimi i parave, tek krimi ekonomik, prokuroria speciale se si ka mundësi që e gjithë Shqipëria e di që Berisha është pronari “de facto” e një televizioni që shoqëron Berishën edhe kur shkon në tualet. Kjo a mund të na shqetësojë të gjithëve? Ku është pastrimi i parave? Pse nuk hetohet. AMA e ka shumë të kontrolluar fushën e veprimit. Nuk kontrollon dot paratë se ku i merr ky televizion. Tatimet, meqenëse doli skandali i pagave. I patë pagat në atë televizion. Pse mendoni që drejtuesi i atij televizioni paguhet me 500 mijë lekë të vjetra. S’ka dështim. Ai vjen dhe dërdëllis, ngre gishtin. Ai ka në SHBA, djalin, vajzën, të arsyetuar se përse. Si ka mundësi që kanë ato paga.

Lexo edhe :  Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?

 

Pastrimin e parave e thash, tatimet e thashë, t’i kontrollojnë si ka mundësi që kanë ata pagat. Për të mos thënë më pas për ca biznese boronicash që s’e di ku ka humbur rrugën SPAK-u se gjë më të pastër se ajo nuk ka.Shkon merr një biznes, një pronë me 10 lekë dhe shkon e shet me 100 lekë, 90 lekëshi është pastrimi i parave. Ku je SPAK, pse s’e çon në fund atë dosje. Pastrimin e parave e thash, tatimet e thashë, t’i kontrollojnë si ka mundësi që kanë ata pagat. Për të mos thënë më pas për ca biznese boronicash që s’e di ku ka humbur rrugën SPAK-u se gjë më të pastër se ajo nuk ka”, tha Balla.

 

Të fundit

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5...

Flamur Noka sfidon Altin Dumanin: “Ne nuk hetojmë, provat duhet t’i gjeni ju”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u thirr në SPAK në lidhje me paditë për krime zgjedhore të paraqitura nga opozita, një ditë...

Lajme të tjera

Web TV