Dyshohet se ka vrarë ish mikun e tij, gjykata merr vendimin për vëllain e reperit kosovar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore e Ferizajt i ka caktuar 30 ditë paraburgim Qëndrim Januzit, i dyshuar për vrasjen e Gazmend Hysenit. Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari. Në një bisedë telefonike për Gazetën Express, kryeprokurori Jashari tha se Januzi po e mban paraburgimin në spital ku edhe është duke u trajtuar.

“Ju ka caktu masa e paraburgimit 30 ditë, për momentin është në spital, masën e mban në spital dhe ruhet nga policia, në momentin kur shërohet plotësisht transferohet në Qendrën e Paraburgimit”, tha Jashari për Gazetën Express. Avokati Kastriot Zenuni ka thënë se klienti i tij, Qëndrim Januzi, i cili është i dyshuar për vrasjen e Gazmend Hysenit në Ferizaj, nuk e ka gjendjen shëndetësore shumë të mirë.

Në një bisedë për Gazetën Express, avokati Zenuni tha se seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Sipas mjekut ka qenë në gjendje me u përgjigj vetëm me po ose jo. Nuk e kanë marrë në pyetje edhe gjatë. Seanca u mbajt brenda objektit të QKUK-së”, tha avokati Zenuni të dielën për Gazetën Express.

Ai shtoi se Qëndrim Januzi ka lëndime kryesisht në nofull. Policia ka njoftuar se i dyshuari Qëndrim Januzi është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili në ato momente ishte me rroba civile. “I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Express

Të fundit

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Tre paradokse të qeverisë dhe një nga opozita, ironia e Roland Bejkos

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke identifikuar sipas tij...

Lajme të tjera

Web TV