Plagosën të riun para 9 vitesh, Prokuroria kërkon burg për Romeo dhe Donald Veshajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romeo dhe Donald Veshaj janë dy emra shumë të njohur për publikun shqiptar. Vëllezërit bëhen vazhdimisht kryefjalë e mediave dhe kjo për shkak të historive të dashurisë, mirëpo binjakëve tashmë u rrezikohet liria e tyre.

Në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e prokurorisë ndaj çështjes së vëllezërve binjakë Romeo e Donald Veshaj të cilët akuzohen se kanë plagosur një të ri duke i shkaktuar dëmtim të përhershëm në fytyrë në 2013.

Gjykata e Lartë vendosi “Mospranimin e rekursit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë kundër vendimit nr.252, datë 05.04.2017, të Gjykatës së Apelit Vlorë”. Rekursi u bë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj, i cili kërkoi që dy vëllezërit të kryenin dënimin në burg dhe jo t’u pezullohej ashtu si vendosën Gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në 2013, kur Romeo dhe Donald ishin adoleshentë. Ishte data 7 shkurt 2013 kur në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku disa të rinj, përfshirë aktorët u përfshinë në sherr dhe për pasojë mbeti i plagosur me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje. Zënka mes të rinjve ka ndodhur më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30 Arjani ka qenë pranë shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” i shoqëruar nga një tjetër në pritje të të fejuarës së tij e cila ishte nxënëse në këtë shkollë.

“Grindja e ndodhur mes të dëmtuarit Arjan Lalaj dhe Romeo e Doland Veshaj e ka zanafillën një ditë më parë për shkak të debatit të zhvilluar midis të dëmtuarit dhe të pandehurit Romeo Veshaj. Ndodhja e te pandehurve në vendin e ngjarjes me date 07.02.2013, në pritje të personit objekt sulmi, është për shkak të konfliktit të mëparshëm, pra të një dite më parë nga debati zhvilluar midis të dëmtuarit dhe të pandehurit Romeo. Ditën e ngjarjes të pandehurit në marrëveshje të mëparshme midis tyre dhe me persona të tjerë nga të cilët janë ndihmuar për të goditur të dëmtuarin Arjan, për shkak të debatit midis tij me të pandehurin Romeo, kanë goditur të dëmtuarin me sende të forta në trup duke shkaktuar dëmtime të rënda të shëndetit. Në këtë moment Arjanin e kanë thirrur një grup personash mes tyre dhe Romeo dhe Donaldi. Fillimisht janë debatuar me Arjanin e më pas e kanë goditur të gjithë së bashku me sende të forta. Më aktiv në këtë ngjarje kanë qenë dy të pandehurit Romeo dhe Donald Veshaj. Në këtë ngjarje ata janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm para ngjarjes dhe në vijim” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV