Zgjodhi të përfaqësojë Kosovën, mediat serbe shpërthejnë ndaj lojtarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një futbollist me origjinë serbe, Ilja Iviç ka zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Kosovës U-19, duke u bërë futbollisti i parë serb që do të luajë me dardanët.

Ky lajm ka tërbuar mediat serbe të cilat deklarojnë se Iviç është serbi i parë që do të përfaqësojë shtetin e rremë dhe shtojnë se ky do të jetë një turp i madh raporton panorama sport.

“Serbi i parë që do të prezantojë shtetin e rremë! Ilija Iviç do të veshë të ashtuquajturën fanellë të Kosovës”, është titulli me të cilin media serbe “Informer”.

Iviç është 17 vjeç dhe vjen nga qyteti i Gracanicës, afër Prishtinës, në të cilin banojnë kryesisht serb. Ai luan me skuadrën e KF Flamurtari në Superligën e Kosovës, ndërkohë ftesën për të luajtur me Kosovën U-19 ai e mori nga trajneri Ramiz Krasniqi, për të cilin nuk ka rëndësi kombi apo feja e dikujt për aq kohë sa është një talent i madh.

Mirëpo, 17 vjeçari e ka një përgjigje në lidhje me diskutimet që bëhen për çështjen etnike të tij: “Unë kam qenë pjesë e Flamurtarit për 3 vite dhe ndihem në shtëpi. Të gjithë më kanë pranuar dhe gjithçka është në rregull. Për mua është një ndjenjë e mirë, sepse puna dhe cilësia ime janë vlerësuar. Kjo më jep një shtysë edhe më të madhe për të vazhduar më tej”, u shpreh Iviç.

Të fundit

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë...

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë...

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë. Kjo falë angazhimit në terren...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Milani refuzon 30 mln euro për titullin: Allegri e ka pjesë kyçe të projektit

Milani ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Newcastle për mbrojtësin Thiaw. Klubi kuqezi e konsideron lojtarin si pjesë të projektit të...

Lajme të tjera

Web TV