Presidenti padit sërish Dvoranin/Ilir Meta sulmon SPAK-un: Po bëhem unë hetues i tyre  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme deklaroi se përplasja mes tij dhe drejtuesit të Këshillimit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit tashmë do të përfundojë tek Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Ndërsa nuk ngurroi të sulmojë as SPAK-un për të cilin tha se tani po bëhet presidenti hetues i SPAK-ut.

Në daljen e tij së bashku me përfaqësuesin ligjor të Presidencës Bledar Dervishi, Meta shpjegoi se ai toleroi të gjitha shkeljet e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për hir të integrimit, pasi edhe pse nevojiteshin 12 kandidatë, mazhoranca dërgoi vetëm 6 duke anashkaluar edhe kompetencat e Presidentit, kompetenca që ia njeh edhe Kushtetuta.

Meta: Si president i Republikës po bëhem hetues vullnetar i SPAK-ut, pa pagesë dhe pa shpërblim.

E nxora z. Dervishi se mund të nxirrja edhe kolegë të tjerë, po z. Dervishi ka qenë në çdo mbledhje të Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, nga e para dhe deri tek e fundit. Betohu para popullit shqiptar që po thua të vërtetën.

Bledar Dervishi: Edhe po të mos betohem unë i ka nxjerrë Dvorani të gjitha procesverbalet e mbledhjeve. Aty kemi qenë 100 për qind.

Ilir Meta: A ka ndonjë anëtar KED-je që mund të thotë se është mbledhur për të marrë një vendim të tillë.

Bledar Dervishi: Nuk besoj të ketë sepse anëtarët e KED-së e kanë mbyllur mbledhjen e tyre në datë 7.11.2019.

Ilir Meta: Unë i tolerova të gjithë shkeljet, sepse duhet të ishin 12 kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese, jo 6 për 4. Po Presidenti i toleroi të gjitha këto, aman të plotësojmë të gjitha kushtet e Bundestagut dhe të BE-së.

Të fundit

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Lajme të tjera

Web TV