Kroacia zhvillon sot zgjedhjet presidenciale. 11 kandidatë që marrin pjesë nga të cilët 3 janë më të favorshëm për tu zgjedhur.
Presidentja Kolinda Grabar-Kitarovic, e qendrës së djathtë të Unionit Demokratik Kroat, Zoran Milanoviç i Partisë Social-Demokratike (SDP) e qendrës së majtë dhe Miroslav Skoro, një këngëtar popullor i mbështetur nga partitë e krahut të djathtë janë kandidaturat që garojnë fort mes tyre.
Sipas përllogaritjeve, të tre kandidatët parashikohet të fitojnë midis 23 dhe 25 për qind të votave.
Një kandidat duhet të fitojë një shumicë absolute për t’u shpallur fitues.
Nëse asnjë pretendent nuk fiton me 50 për qind, 2 kandidatët e parë do të përparojnë në balotazhin e 5 janarit.