Ambasadori italian nga Shkodra: Pa vendet e Ballkanit nuk ka një Europë të bashkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Italisë në Shkodër Fabrizio Bucci ka deklaruar se Evropa duhet të shohë drejt vendeve të Ballkanit.

Ai tha se BE pa Ballkanin Perëndimor nuk mund të jetë jetë një Evropë e bashkuar. Për sa i përket hapave që duhet te ndjekë Shqipëria, ambasadori Buçi u shpreh se shteti shqiptar ka bërë progres dhe se ka ardhur koha që Shqipëria të çelë negociatat me BE-në.

“Unë mendoj se Po, siç e dini Këshilli i Evropës ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave. Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse kjo luftë që po vijon prej disa muajsh dhe ka sjellë mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë. Bota ka ndryshuar nga lufta, sot ka dy botë, një para 24 shkurtit dhe një tjetër pas 24 shkurtit.

Është e rëndësishme që Evropa të kuptojë që kemi një realitet të ri, që në nuk e donim por po e jetojmë dhe Evropa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë në mënyrë që të japë një qartësi për këtë zonë, për Ballkanin për 6 vendet që janë pjesë e Evropës dhe Evropa duhet të jetë në lartësinë e duhur”, u shpreh ambasadori Buçi i cili ishte i pranishëm në Shkodër gjatë aktiviteteve që janë mbajtur në kuadër të Javës Italiane.

Të fundit

Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga...

Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat...

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD Ervin Salianji

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pas...

Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

­Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një paraqitje të veçantë dhe tejet elegante. E veshur me...

Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve, për të cilin tha se ky mekanizëm duhet të gjetë më...

Lajme të tjera

Web TV