Abazoviç për Ballkanin e Hapur: Numri i mbështetësve do rritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mali i Zi i është bashkuar për herë të parë samitit të nismës Ballkani i Hapur si vëzhgues. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nga samiti deklaroi se kjo nismë nuk duhet  të shihet si një ide e politikanëve, por si një ide për shtetasit dhe bizneset. Ai shprehu bindjen se personat që e mbështesin këtë projekt do të rriten.

Abazoviç: Duhet të rrisim besimin dhe t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit. Kjo është mënyra e vetme se si mund ta ndryshojmë të ardhmen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të interesuar edhe për sezonet e zjarreve që së bashku me ju të bëjmë gjëra në ndihmë ët gjithë vendeve, jemi të interesuar që të bëjmë gjëra të përbashkëta turistike. Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të mirëseradhur në Mal të Zi. Së bashku të ulemi dhe të flasim për nismat e përbashkëta. Besoj se kjo është mënyra, rruga e vetme se si mund të dëshmohemi para qytetarëve tanë, para Brukselit dhe Uashingtonit, faktin që ne dimë të bëjmë ndryshe. Ideja e Ballkanit të Hapur nuk duhet të shikohet si një ide  e politikanëve, kjo është ide për shtetasit tanë dhe për biznesin, kjo është ide se si qytetarët mund të shfrytëzojnë shërbime më të lehta për realizimin e bizneseve të tyre. Nëse kjo nismë zhvillohet si e tillë, do të jetë shumë i vogël numri i atyre që i rezistojë dhe do të rritet numri i atyre që e mbështesin. Nuk ka rëndësi kush është në pozitë më të mirë të integrimit, jam i sigurt që dëshira e këtyre liderëve është ta shikojnë vendin e tyre në BE. Edh BE nuk do të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në samitin e Open Balkan merr pjesë për herë të parë Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, ndërsa edhe këtë herë mungon Kosova. Në samitin e Ohrit, është i pranishëm është edhe Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim i KE, ndërsa mësohet se mori pjesë online edhe i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV