Fatos Nano rishfaqet pas problemeve shëndetësore, blen libra të përdorur në Tiranë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatos Nano është ndër politikanët më të lakuar në mediat tona. Ndonëse prej shumë vitesh nuk është pjesë aktive e politikës, emri i ish-Kryeministrit rikthehet herë pas herë në fokus të publikut. Ashtu ka ndodhur edhe muajt e fundit, teksa në vend diskutohej për emrin e Presidentit.

Prej shumë vitesh, emri i Nanos është lakuar si një kandidat potencial. Edhe në zgjedhjen e fundit të Presidentit, emri i tij u lakua sërish si një ndër kandidatët e mundshëm për këtë post. Por as këtë herë emrin i tij nuk u propozua nga partia që drejtoi për shumë vite.

Që pas largimit të tij nga politika aktive, daljet kanë qenë të pakta, duke zgjedhur të jetojë jetën i qetë larg fokusit mediatik. Ndaj fotot e shkrepura nga paparaci ynë, janë ndër të rrallat që vijnë nga Nano në vitet e fundit. Ish-Kryeministri i Shqipërisë është fotografuar këto ditë, te “Shallvaret”, ku është shfaqur i veshur thjesht.

Duhet thënë se në këtë zonë, Nano jetonte në kohën që ishte Kryeministër. Pas tërheqjes nga jeta politike, familja Nano u zhvendos në periferi të Tiranës. Por, duket se kjo lagje mban ende Nanon, si një nga banorët më të spikatur. Ai është fotografuar në orët e paradites, ku së bashku me një tjetër person që e shoqëronte ka ndaluar te një shitës libra të përdorur në rrugë. Ashtu si shihet edhe nga shkrepjet, ai ka qëndruar disa momente duke parë titujt, i vëmendshëm në kërkimin e tij.

I veshur me një këmishë dhe pantallona “casual”, Nano kishte zgjedhur të “maskohej” me një palë syze dielli. Duket se qëndrimi i tij jashtë angazhimeve politike, e ka bërë të tregohet edhe më i thjesht në veshje, duke hequr dorë nga veshja serioze me kostum dhe kravatë. Ajo që ne na bëri përshtypje është fakti se ish-Kryeministri shfaqet disa kile më tepër nga sa ishim mësuar ta shihnim.

Lexo edhe :  Balla për mbylljen e Tik Tok/ I qajnë hallin TikTok-ut, po jo viktimave!

Vetëm pak kohë më parë, në media u shkrua për problemet shëndetësore të tij. Në një video të publikuar kohë më parë, shihej ish-kreu i PSsë, Fatos Nano, i cili mbërrin në spital me karrocë më rrota. Në pamje dukej teksa ai zbriste nga makina tip “Mercedes Benz” i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano dhe shoqëruesi i tij. Kaq mjaftoi që media të zbulonte detaje rreth shëndetit të tij, duke theksuar se kishte komplikacione në mushkri.

Megjithatë, duket se këto ditë i përkasin së shkuarës, pasi tashmë Nano gëzon shëndet të plotë dhe përfiton nga ditët me diell në Tiranë për të shëtitur, por pse jo edhe për të parë disa tituj librash. Që pas daljes së tij nga skena politike, Fatos Nano ka jetuar larg fokusit mediatik, ku ka preferuar të kalojë më shumë kohë me familjen. Së bashku me të dhe bashkëshorten e tij, Xhoanën, jeton edhe djali i saj, që Nano e ka birësuar. Të rralla kanë qenë rastet kur ai ka publikuar foto të ndryshme në rrjetet sociale nga jeta e përditshme. Dhe sa më shumë ai përpiqet të qëndrojë diskret për jetën e tij larg politikës, aq më i madh është interesi për Fatos Nanon./ panorama

Pas problemeve shëndetësore Fatos Nano shfaqet në publik, blen

Të fundit

Ndarja e “Medaljeve”, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare

U zhvillua sot ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantët dhe studentët më të mirë të...

2025 shpallet “Vit i shenjtë”! Papa Françesku: Falje jubilare mëkatesh

Mbrëmjen e sotme, në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hap “Vitin e Shenjtë”, një ngjarje tradicionale fetare e një pelegrinazh solemn në Bazilikën e...

Pse është aq e vështirë lënia e duhanit?

Një studim i ri tregon se 43 për qind e femrave që e lënë duhanin gjatë kohës së shtatzënisë i rikthehen atij përsëri pak...

“I kapa telefonin, çfarë nuk pashë”/ Xumi tregon si zbuloi tradhtinë e partneres

Xum Allushi, një ndër personazhet që është bërë pjesë e Big Brother VIP4, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij. Ai tha se...

Tradita e festës shumë më e hershme se sa krishtërimi vetë/ Historia e Krishtlindjeve

Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë së krishterë, por tradita e festave përreth kohës së Krishtlindjeve është shumë më e hershme se sa...

Lajme të tjera

Web TV