Një video e tmerrshme është publikuar nga një grup I të drejtave të kafshëve këtë javë dhe tregon momentin kur një qen ka sulmuar një vajzë 5-vjeçare teksa ajo po shëtiste me dy të rritur.
Papritur, disa dhjetëra metra larg, një qen shihet duke vrapuar drejt parkingut. Qeni më pas sulmon vajzën duke e kafshuar në krahun e majtë dhe duke refuzuar ta lëshojë.
Të afërmit e tronditur të vajzës pastaj përpiqen të largojnë qenin nga vajza pas një beteje prej 20 sekondash.
Vajza e vogël pësoi dëmtime në pjesën e parakrahut dhe dëmtimet kërkonin trajtim mjekësor.
Organizata tha që pronari i qenit u arrestua dhe u akuzua për pronësi të paligjshme të një kafshe të rrezikshme./Fjala.al/Burimi:DailyMail