Xhamajka përgënjeshtron Thaçin, nuk e njeh Kosovën si shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Postimi i Hashim Thaçit në twitter ku shkruante se Xhamajka kishte njohur Kosovën, është shoqëruar me reagimin e ministres së jashtme të këtij shteti. Ajo e mohoi këtë gjë.

“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, shkruante dje në një postim në Twitterin e saj Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson Smith ndërsa ri-poston statusin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme të këtij shteti nuk ka asnjë njoftim lidhur me këtë ngjarje.

Njohja e Kosovës nga shteti i Xhamajkës është përshëndetur edhe nga ministri i jashtëm në detyrë në Shqipëri, Gent Cakaj.

Pritet në orët në vazhdim të sqarohet më shumë e vërteta: E ka njohur apo jo Xhamajka pavarësinë e Kosovës.

Të fundit

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës/ Reagon Elvana Gjata: 10 herë bie, 11 ngrihem

Këngëtarja Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj...

Live në TikTok, u fut me forcë brenda bankës në Korçë, Policia prangos 38-vjeçarin

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar se dy ditë më parë ka thyer me forcë derën e hyrjes kryesore të një banke...

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump sugjeroi të dielën (22 dhjetor) se ai mund të mbështesë lejimin e TikTok të vazhdojë të operojë në Shtetet e Bashkuara, të...

Mandarinat e rrezikshme, Ministria e Bujqësisë njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Ministria e Bujqësisë ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me ngarkesat me mandarina nga Shqipëria që nuk janë pranuar nga disa vende të Bashkimit...

Rihapet “Fontana dei Trevi”, por me rregulla të reja për turistët

Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati 3 muaj dhe që mbylli...

Lajme të tjera

Web TV