Para ekzekutimit darkuan bashkë, detaji që vuri re e dashura e Aleksandër Sadikaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një natë përpara se të ekzekutohej në një atentat mafioz me shpërthim eksplozivi, Aleksandër Sadikaj, i njohur si “Aleksandri i Memaliaj” darkoi me bashkëjetuesen e tij, në zonën e Komunës së Parisit. Teksa ngjiteshin në makinë në parkingun e një qendre tregtare, vajza konstatoi se makina kishte një problem, por rrëfen se bashkëjetuesi i saj e injoroi.

“Më datë 9 qershor në drekë ai u kthye nga Memaliaj, ku kishte fermën ‘Sanco Farm’. Në mbrëmje parkuam makinën në katin minus 2 tek parkingu i një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit. Darkuam në një lokal në zonë dhe kur u kthyem, vura re se kapaku i llamarinës së serbatorit të makinës ishte i hapur. I thashë Aleksandrit, por ai nuk e vrau mendjen. E mbylla vetë dhe vazhduam normalisht rrugën. Parkuam makinën para portës së banesës si përherë. Gjatë natës nuk kam dëgjuar asgjë të dyshimte dhe kur kam dalë Aleksandri ishte në gjumë”, ka deklaruar e dashura.

Vajza shpjegoi se ditën e ngjarjes doli herët nga shtëpia për të shkuar në punë dhe do të takohej me Aleksandrin në drekë, por nuk arritën të takoheshin, pasi 27-vjeçari ndërroi jetë nga shpërthimi në makinë ku sipas hetuesve ishte vendosur rreth gjysmë kilogrami tritol.

 

 

“Në orën 14:30 më telefonoi një shok i Aleksit dhe më pyeti ku ishte ai, sepse kishte parë një lajm. Telefonova menaxherin e lokalit dhe ai fillimisht më tha që nuk dinte gjë. Por pas këmbënguljes time, më tha që ishte djegur një makinë tek TEG-u. U nisa për atje, por kishte shumë trafik. Fola me kunatin e Aleksit dhe më tha që Aleksi ishte në spital dhe nuk ishte mirë. U nisa për tek Trauma”, ka rrëfyer e dashura e tij.

Lexo edhe :  Gjatë 4 muajve vodhi në të njëjtin dyqan 7 palë syze, kapet 40-vjeçari

Vajza iu tha hetuesve se nuk ka vërejtur kohët e fundit asnjë gjë të dyshimtë tek ai, përkundrazi Aleksandri sipas saj ishte i lumtur pasi bizneset po i ecnin mirë.

Hetuesit thonë se 27-vjeçari doli nga banesa e tij në Sauk të vjetër në orën 13:20 minuta, ndërsa shpërthimi ndodhi 5 minuta e 30 sekonda me vonë, referuar orareve të kamerave të sigurisë.

Ndonëse vajza dhe miqtë e viktimës shpjeguan për hetuesit që 27-vjeçari nuk ruhej, në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë, që dyshohet se i përkiste viktimës, ndërsa në banesën e tij u sekuestruan fishekë, dylbi për pushkë, një antiplumb si dhe një sasi e vogël hashashi.

Prokuroria thotë se po heton në disa pista, që nga përfshirja në veprimtari kriminale e viktimës në Greqi, ku ka jetuar disa vite, përplasjet për pasurinë marramendëse që ai kishte në zotërim, hakmarrje për shkak të prishjes së pazareve, por edhe borxhet që disa persona i kishin dhe nuk ia kishin kthyer, mes tyre dhe një qytetar nga Kuçova që njihej me pseudonimin ‘Peqja’.

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV