Plagosje me thikë në Berat, sherri mes dy personave nisi që në mesditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” në Berat. Një 44-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip Volswagen me targa AB 362 BS, kur është konfliktuar në ecje përgjatë rrugës së re me një automjet Volswagen Passat.

Mjetet kanë qëndruar në mes të rrugës dhe dy drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas 44-vjeçari është qëlluar me thikë në këmbë.

I plagosuri Erjon Daja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin mjekëve. Autori i plagosjes, i identifikuar si Arsen Bitri mësohet se është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.

Konflikti mes Bitrit dhe Dajës mësohet se ka filluar që në mesditë, kur dy të rinjtë janë konfliktuar në një lagje tjetër të qytetit, por janë ndarë.

Sipas burimeve në vendngjarje, mësohet se autori i plagosjes ka pretenduar se i plagosuri Daja kishte shkuar për t’a qëlluar me pistoletë por pasi pistoleta nuk i kishte shkrepur, ai e kishte qëlluar me thikë.

 

Të fundit

Kërkoi kthimin e celularit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxës, e cila kërkoi kthimin e...

Nuk pritej/ Gjebrea nuk i shmanget dot ‘BBVA’, ja cfarë shkruan ai për Prime-n e djeshëm

Edhe pse është një nga figurat kryesore të TV Klan, Ardit Gjebrea nuk ka mbetur indiferent ndaj ngjarjeve të fundit në Big Brother VIP...

1 cigare ‘kushton’ 20 minuta jetë, studimi i fundit zbulon sa vite humbasin duhanpirësit

Duhani është një prej varësive më të përhapura që funksionon valë çlirimit të menjëhershëm dhe të lartë të dopaminës te përdoruesi. Kënaqësia momentale shkakton...

Analfabeti Tofik, dhe “prifti” Thanas

Nga ARTUR  AJAZI   Edhe sot pas 34 vitesh, nuk e kuptoj pse  themi  “jemi në tranzicion,çdo gjë bëjmë  e bëjmë nga padituria”. Dhe kjo fatkeqësisht...

Meningiti dhe infeksionet virale/ Mjekja: Situata nën kontroll, nuk ka vend për panik

Mjekja pediatre, Sonila Brati, shpjegoi në një intervistë për Ora News se situata me meningitin nuk është alarmante. Ajo rekomandon që prindërit të jenë të...

Lajme të tjera

Web TV