Raportuesja për Shqipërinë në PE: Miratoni Reformën Zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Isabel Santos, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, tha se Shqipëria duhet të vijojë me reformat, të cilat sipas, janë të rëndësishme jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për qytetarët shqiptarë.

Ajo tha se populli mund të ketë besim te BE dhe I siguroi shqiptarët se do të ndjekë ritmin e reformave ne Shqipëri.

“Është nder që raportuese për Shqipërinë në BE dhe dua ta përmbush me përgjegjësi të mëdha. Ky është një udhëtim i gjatë, që shpresojmë ta realizojmë së bashku dhe t’ia dalim mbanë së bashku. Procesi i zgjerimit ka një rëndësi të madhe për BE, por edhe për Shqipërinë. Do të vazhdojmë me reformat në kuadër të progresit. Do të vij këtu disa herë gjatë viteve në vijim dhe do të flasë me të gjithë aktorët. Do të ndjekim ritmin e reformave, të jeni të sigurt për këtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për BE, por edhe për qytetarët tuaj.

Shqiptarët duhet të vijojnë me zbatimin e këtyre reformave, jo vetëm në Reformën në Drejtësi, por edhe në reformën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë dhe reformën kundër drogës, si dhe Reformën Zgjedhore. Vendimi i fundit për shtyrë votimin është një tjetër hap i mirë për Shqipërinë. Shpresoj që të merren parasysh të gjitha rekomandimet nga Komisioni i Venecias dhe, patjetër, dëshira e shqiptarëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Shqiptarët mund të kenë gjithnjë besim te BE”, tha zyrtarja e lartë e PE.

Të fundit

“Rama, kjo është për ty” , i riu nga Korça del LIVE dhe shkatërron ambientet publike

Një i ri nga qyteti i Korçës ka dëmtuar ambientet e jashtme të bashkisë së Korçës. I riu, i cili...

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha, se të martën (29.07.2025) bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit...

Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta të verës?

Ndërsa disa njerëz mezi durojnë një çarçaf të hollë gjatë netëve të nxehta, të tjerë nuk mund të flenë pa u mbuluar plotësisht, edhe...

“Më tha mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën“, De Biasi tregon batutat e Ramës

Në verë, Villasimius mund të bëhet një vend i rrezikshëm: “Disa ditë më parë përjetova nga afër zjarret, shumë pranë shtëpisë sime të pushimeve”. Gianni...

Kush është njeriu që kërcënon me armë bërthamore perëndimin?

Dikur, ai ishte njeriu i ripërtëritjes. Shpresa liberale. Ose të paktën kështu na bënë të besonim. Sot, ai është zëri më i dhunshëm në...

Lajme të tjera

Web TV