Të marrim ujin e Syrit të Kaltër për Korfuzin? Kumbaro: S’ka një marrëveshje e tillë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, në emisionin ‘Open’ në News24 foli për çështjen e Syrit të Kaltër që ka marrë vëmendjen maksimale pas lajmeve se kryetari i bashkisë së Korfuzit ngriti çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria.

Gjatë bisedës në studio, Kumbaro konfirmoi se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë.

Pjesë nga biseda në studio:

Ju garantoni se uji i Syrit të Kaltër nuk do të shkojë në Korfuz?

“Jo vetëm që do të rrijë aty ku është me status monument natyre, dhe për këtë kemi bërë një zgjerim të territori 293 hektarë duke i dhënë statusin park natyror. Syri i Kaltër shpesh herë ishte në rrezik nga dyndja e tejskajshme e vizitorëve. Këtë vit do të jetë i ndalur plazhi në monument dhe qasja me makina do të jetë në një distancë 1.4 km larg. Pra kemi krijuar edhe shtigje rrotull tij për ata që duan të bëjnë shëtitje me këmbë. Çdo pretendim tjetër është fals”, tha Kumbaro.

Kikia: Për çfarë po e përdorim Syrin e Kaltër. Uji i Syrit të Kaltër të rrjedh në këmbët e Sarandës dhe Saranda nuk ka ujë. Syri i Kaltër ka lindur para nesh dhe nuk e kemi përdorur për asgjë të dobishme.

Kumbaro: Është pjesë e bashkisë së Finiqit

Kikia: I kalon tek këmbët Sarandës dhe Saranda nuk ka ujë.

Kumbaro: Ministria e Turizmit ka bërë një deklaratë. Sa i përket deklaratës së kryetarit të bashkisë së Korfuzit, unë ju konfirmoj se nuk ka asnjë marrëveshje. Pra unë mund të them se çfarë bën Ministria e Mjedisit dhe Turizmit të shqipërisë, sa i përket deklaratave të personave të tretë, duhet të pyesni ata.

Pyetje: Përse u rikthye në vëmendje një projekt si ky?

Lexo edhe :  Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

Kumbaro: Në media u raportua një informacion i pambështetur nga pala shqiptare. Unë detyrim kam për projektet që ndërton qeveria shqiptare

Kumbaro: Problemi më i madh është se gjithë kjo pasuri që duan ta marrin ta çojnë në Korfuz , ne na kalon mes Ksamilit dhe Sarandës dhe këtu nuk ka ujë, kjo duhet të na bëjë të ulërasim ne!

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV