Zgjohet Serbia, pezullon marrëveshjen me Gjermaninë: Stop largimit të infermierëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrogat e ulëta dhe kushtet e këqija i detyrojnë shumë infermierë nga Ballkani Perëndimor të largohen drejt Gjermanisë, atje ku nevojiten ende 50 mijë deri në 100 mijë forca punëtore në sektorin e shëndetësisë.

Serbia është një prej vendeve, së bashku me Shqipërinë, nga ku largohen më së shumti infermierë dhe mjekë drejt Gjermanisë.

Në bazë të një projekti të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ, dhe Agjencisë Federale të Punës, BA, “Triple Win-Projekt” janë bërë marrëveshje me Serbinë, Bosnjen, Tunizinë dhe Filipinet për marrjen e infermierëve.

Por ky largim masiv i njerëzve të mjekësië po krijon me shpejtësi probleme në vendet e Ballkanit. Ndryshe nga Shqipëria ku largimi i mjekëve dhe infermierëve konsiderohet normal nga ministrja e Shëndetësisë, Serbia është zgjuar dhe ka filluar të marrë masa për emigrimin masiv.

Serbia ka vendosur që të pezullojë marrëveshjen me Gjermaninë për dërgimin e infermierëve dhe vitin e ardhshëm, sipas ministrit serb të Shëndetësisë, Zoran Gjordjevic, marrëveshja mund të anulohet tërësisht.

Menjëherë pas këtij lajmi është rikthyer në vëmendje edhe një intervistë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç e dhënë në fund të 2019-ës, ku tregonte për takimin që kishte zhvilluar me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn

“Ai thotë: Unë vij në Serbi dhe ju marr infermieret tuaja. Ia kam thënë në fytyrë, nuk dua që të vish në Serbi dhe të marrësh infermieret e mia. Të vlerësoj, je një ministër i shkëlqyer. Ke sistemin shëndetësor më të mirë në botë. Por mos hajde në Serbi”, ishte shprehur Vuçiç.

Vetë ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka reaguar të enjten ndaj deklaratës së Vuçiçit. Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Spahn i ka hedhur poshtë akuzat e Vuçiçit, që me gjasë i është referuar Spahn me fjalët, ai do të “marrë” infermiere atje. Spahn është përgjigjur, se lexoj “sot për biseda me të, që unë nuk i kam zhvilluar kurrë në këtë formë.”

Lexo edhe :  112 vjetori i Policisë së Shtetit/ Tirana një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë!

E ndërkohë që Serbia ka filluar të reagojë dhe të mbrojë veten nga largimi i pafundëm i njerëzve të kualifikuar, në Shqipëri nuk vihet re asnjë lëvizje, përkundrazi, vala e largimit po konsiderohet një trend normal.

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV