Rama s’përmbahet para gazetarëve bullgarë: Turp, ju jeni një turp dhe shumë lëmsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer para gazetarëve bullgarë.

I ndodhur në Bruksel, Rama u ndal të jepte një prononcim për ta, por e nisi duke thënë se ata ishin një vend turpi që kishin marrë peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Rama shtoi se kjo gjë po ndodhte, ndërkohë që po zhvillohet një luftë e nxehtë në Evropë dhe 26 vendet e tjera të BE-së vetëm vëzhgojnë.

“O, Bullgaria, ju jeni lëmsh djema, jeni shumë lëmsh dhe është shumë turp. Është një turp që një vend i NATO-s të marrë peng dy vende të tjera të NATO-s në mes të një lufte të nxehtë dhe nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!”- tha Rama para mediave bullgare.

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

Të fundit

BE “hakmerret”ndaj Orbanit, i bllokon 1 miliard euro fonde

Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian në vlerë të 1 miliard eurove për shkak të...

Nën shoqërinë e bashkëshortes, ja si e festoi Trump Vitin e Ri!

Pamje nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, janë bërë virale në rrjetet sociale, falë...

Banori i Big Brother pranon live se është homoseksual

Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të shtunë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehu orientimin e tij seksual, pas një...

Horoskopi ditor, 2 Janar 2025

Dashi Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku bëni mirë që të mendoheni para se të flisni, në mënyrë që të shmangni...

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që klubet shpenzuan në vitin 2024...

Lajme të tjera

Web TV