Video virale e Safet Gjicit/ “Nuk kemi problem me ujin e pijshëm, vetëm se…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata me ujin e pijshëm në Kukës nuk është më e mira e mundshme, pasi më shumë se 50 banorë të fshatit Shtiqen, kanë shfaqur shenja helmimi. Ndërkohë, përveç tyre janë paraqitur në spitalin e qytetit për të marrë shërbim mjekësor edhe dhjetëra qytetarë të tjerë, të cilët kanë shfaqur simptoma si diarre dhe shenja të tjera helmimi.

Drejtoria e Higjienës dhe ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në qarkun verilindor kanë ndërhyrë duke marrë masa, respektivisht me analizimin e mostrave të ujit dhe ndërprerjen e furnizimit në lagjen Mujë.

Për rastet e shtuara të helmimit nga uji i pijshëm ka folur edhe kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, duke kërkuar nga autoritetet spitalore që të presin përgjigjen e analizave përpara se të hedhin hipoteza sipas tij për burimin e sëmundjes.

“Në fakt nuk është e vërtetë dhe po ju kujtoj se të gjithë ata, qoftë drejtues institucionesh, mjekë apo kushdo qofshin, apo rrjetet sociale, ose këta që bëjnë politika të mëdha në Kukës që janë dhe doktor, të abuzosh me një temë sensitive siç është uji i pijshëm, është e papranueshme. Ne e dimë që viroza e stinës s’është vetëm në Kukës, por ka edhe në Tiranë, raste të shtuara. Nuk ka lidhje fare me ujin e pijshëm. Një deklaratë që ka dhënë një mjek te spitali është keqkuptuar nga të gjithë ata që e kanë përdorur në rrjete sociale dhe politikisht. Patjetër që policia do bëjë hetimet e veta dhe do i marrë dhe analizat e ujit”, shprehet Gjici.

Por në fjalën e tij, Gjici ka bërë një gafë, teksa është shprehur se lagjia Mujë, ku është shënuar problematika, nuk ka probleme me ujin e pijshëm, por ka ndodhur një përzierje e tij me ujin vaditës.

Lexo edhe :  "Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës"

“Për lagjen Mujaa të cilën flisni ju, nuk është e vërtetë që ka problem me ujin e pijshëm, aty ka një problem që është përzier uji i pijshëm me ujin vaditës, duke ndërhyrë një nga banorët, që policia po heton atë rast. Po s’ka lidhje fare, uji është i pijshëm vetëm se është përzier me ujin vaditës. Na rezulton se uji i pijshëm është totalisht brenda normave dhe analizave. Drejtoria e Ujësjellësit është në krye të detyrës”, thotë Gjici.

 

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV