Ukraina i jep fund marrëveshjeve të sigurisë bërthamore me Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina do t’i japë fund vlefshmërisë së dy marrëveshjeve që ka nënshkruar me Rusinë në fushën e sigurese bërthamore, tha Inspektorati Shtetëror për Kontrollin Bërthamor të Ukrainës.
Dy marrëveshjet që do të ndërpriten janë:

(a) Marrëveshja mbi Bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Sigurisë Bërthamore të Ukrainës dhe Autoritetit Mbikëqyrës Federal të Rusisë për Sigurinë Bërthamore dhe Radioaktive (nënshkruar në Vjenë më 19 shtator 1996).

(b) Marrëveshja ndërmjet Inspektoratit Shtetëror për Kontrollin Bërthamor të Ukrainës dhe Autoritetit Mbikëqyrës Federal të Rusisë për Sigurinë Bërthamore dhe Radioaktive, për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në fushën e rregullimit të sigurisë në përdorimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore (nënshkruar në Moskë më 14 gusht 2002).

Në ditën e fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Ukraina ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.
Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në botë ka arritur nivelin më të lartë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Ekspertët theksojnë se për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis vendeve, përfshirë përkeqësimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Ukrainës, janë shfaqur probleme në fushën e diplomacisë bërthamore.

Të fundit

14 marsi dita e Verës, Elbasani nis përgatitjet për festën tradicionale (VIDEO)

Qyteti i Elbasanit, i njohur si kryeqendra e Ditës së Verës, ka nisur përgatitjet për festën tradicionale të Ditës...

Kanceri po prek edhe fëmijët, mjekët: 50 % e rasteve janë me leuçemi

Çdo ditë më shumë se 1000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohen me kancer, duke bërë kështu që kjo sëmundje të jetë një ndër shkaktarët...

Nga leja vjetore te…./ Rregullorja e re e Policisë së Shtetit

Shtohen kompetencat e policisë së shtetit. Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, tashmë botuar në Fletoren Zyrtare detajon me thollësi kompetencat, mënyrën e...

E ardhmja e investimeve, si Shqipëria po mbetet pas

Europa Lindore dhe Qendrore po shënon një transformim thelbësor, teksa këto vende nga zona tradicionale prodhuese me kosto të ulëta po kthehen në qendra...

Emrat e PS-së për qarkun Korçë në zgjedhjet e 11 majit, zbulohet lista

Pas emrave të koalicionit opozitar, CNA ka siguruar dhe disa prej emrave të kampit socialist që do të jenë në listat për qarkun Korçë. Në...

Lajme të tjera

Web TV