“Maldini thotë ‘Po’, por çfarë dhimbje”/ Ja titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është zyrtarisht dita e parë e merkatos verore. Skuadrat po vihen në lëvizje për të përforcuar ekipin dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Më poshtë, do të njihemi me disa nga titujt kryesorë të mediave sportive në botë për ditën e sotme.

Gazeta spanjolle ‘Sport’ hapet me titullin: “Leva e aktivizuar, 207.5 milionë”. Së fundmi, ekipi katalanas ka shitur 10% të drejtave televizive drejt grupit amerikan të investimit “Sixth Street”. Në këtë marrëveshje, Barcelona pritet të përfitojë më shumë se 200 mln euro për të balancuar financat e klubit, saktësisht 207.5 mln.

Prestigjozja “Marca” ka publikuar listën me lojtarët më të mirë të sezonit 2021-22 në Europë dhe kryesuesi i kësaj liste nuk është më një surprizë. “Benzemagjik” shkruan e përditshmja spanjolle, me francezin që lë pas në renditje shokët e tij të skuadrës, Thibaut Courtois dhe Vinicius Jr.

“AS” i kushton vëmendje yllit të harruar të Real Madrid, Eden Hazard. Belgu pritet të ketë një sezon ndryshe nga ai i kaluari dhe ndoshta me një rol të ri në fushë. “Një rol i ri për Hazard” shkruan gazeta madrilene, me Carlo Ancelottin që është i prirur të ndryshojë diçka në lojë për të aktivizuar më tepër ish-talentin e Chelsea-t.

Katalanasja “Mundo Deportivo” hapet me titullin: “I çmendur për të ardhur”. Mbrëmjen e djeshme u raportua se Lewandowski dhe Xavi kishin drekuar në të njëjtin restorant në Ibiza. Duket se kjo gjë nuk është rastësi, pasi prej kohësh bomberi polak po synon një transferim drejt Katalunjës, por Bayern Munich nuk po e bën këtë marrëveshje të lehtë duke rritur sërish ofertën kërkuese.

Francezja “L’Equipe” ka zhvendosur fokusin në çiklizëm, aty ku aktualisht po mbahet turnamenti më i rëndësishëm i vitit, ‘Tour de France’. “Mos e humbni veriun” shkruan gazeta pariziene, me Danimarkën që duket se ka avancuar në veri të Francës me garën e cila ndodhet ende në etapën e parë.

Lexo edhe :  Rekord dhe gola, Kolo Muani menjëherë vendimtar te Juventusi

Në Itali kryefjala e ditëve të fundit ka qenë dilema në Milanello, ku ende nuk dihej nëse drejtori sportiv dhe legjenda e Milanit, Paolo Maldini, do të rinovonte apo jo me ekipin kuqezi. “Maldini thotë ‘Po’, por çfarë dhimbje” është titulli i të përditshmes italiane. Tifozët e Milanit ishin në ankth përsa i përket të ardhmes së klubit, por mesa duket telenovela ka marrë fund, me 54-vjeçarin Maldini që ka zgjedhur të rinovojë për dy vitet e ardshme me skuadrën e tij të zemrës.

“Corriere dello Sport” hap faqen e saj kryesore me titullin: “Të gjithë për ‘Djallin’”. Pas rinovimit me Paolo Maldinin, pronari i ri i kuqezinjve Gerry Cardinale synon të fillojë sa më shpejt me goditjet e merkatos, ku objektivi kryesor është Paolo Dybala.

Prestigjozja angleze “Mirror Sport” vjen me një intervistë të yllit britanik të Formula 1, Leëis Hamilton. “Dilni nga sporti ynë” shkruan gazeta londineze, me Hamilton i cili reagon ndaj atyre që kanë kritikuar së fundmi pilotin e Mercedes.

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV