Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministri Denys Shmyhal dhe kryetari i parlamentit Ruslan Stefanchuk kanë nënshkruar një deklaratë mbi synimin e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, shkruan BBC.
Zelensky tha se deklarata e tyre e përbashkët ishte një “sinjal i unitetit të të gjitha degëve të pushtetit” dhe dëshmi se Ukraina ishte e vendosur për tu anëtarësuar në BE. Presidenti shtoi se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë vite apo dekada.
Më herët, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se anëtarësimi në BE ishte “brenda mundësive” për Ukrainën, por i kërkoi vendit të përmirësojë reformat kundër korrupsionit.