Koronavirusi shënon viktimën e parë në Itali, është një italian!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një italian është viktima e parë e virusit vdekjeprurës që vjen nga Kina, duke shënuar kështu viktimën e parë në Itali. Bëhet me dije se, viktima ka qenë një 78-vjeçar i infektuar i cili po trajtohej në spitalin e Schiavonias, Padova.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, pacienti i identifikuar si Adriano Trevisan, i hospitalizuar më herët për rreth 10 ditë pasi vuante nga patologji të mëparshme, vdiq në spitalin e Schiavonia (Padova).

“Nuk kishte as kohë të transferohej”- tha guvernatori Zaia, çka tregon se 78-vjeçari nuk ishte karantifikuar sikurse 16 të infektuarit e tjerë.

“Ne kemi marrë të gjitha masat dhe jemi në dispozicion për të vijuar më tej nëse është e nevojshme”, tha kryeministri Giuseppe Conte në përfundim të takimit të jashtëzakonshëm në Mbrojtjen Civile, në të cilin morri pjesë edhe Ministri i Shëndetit.

“Ne sigurojmë të gjithë popullatën që për momentin kemi karantifikuar të gjithë personat që kanë rënë në kontakt me rastet e konfirmuara pozitivisht. Ne jemi të bindur që shërbimi kombëtar i shëndetësisë mund ta përballojë këtë sfidë”, theksoi Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza!

Ai vuri theksin në faktin se: “Ne kemi bërë një punë shqyrtuese shumë të kujdesshme, për të zgjedhur një nga një kontaktet e ngushta të këtyre njerëzve dhe po i verifikojmë ato një nga një. Mendojmë se kjo është mënyra më efektive për të bllokuar përhapjen e virusit “.

Autoritetet italiane tregojnë se ka arritur në 16 numri i rasteve të reja të konfirmuara pozitivisht me koronavirus në dy rajone veriore, Lombardi dhe Veneto.

Të fundit

10 arsye pse qentë janë të mirë për shëndetin tuaj

Qentë tanë mund të na bëjnë të ndihemi më mirë. Ato zvogëlojnë stresin, diagnostikojnë sëmundjet dhe na mbajnë të...

Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

Lideri i Laburistëve dhe kryeministri i Britanisës së Madhe, Sir Keir Starmer, ka kritikuar qasjen e Izraelit ndaj Gazës gjatë një fjalimi në Dhomën...

Aksident te “Shkalla e Tujanit”/ Përplasen dy makina, njëra përmbyset në rrugë!

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme te “Shkalla e Tujanit”. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëra prej tyre është kthyer...

Biseda telefonike me Putin, Trump: Më tha se admiron gruan time Melania

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar dje një telefonatë më shumë se dy orëshe me homologun rus Vladimir Putin, ku siç raportuan mediat ndërkombëtare...

Shkodra Elektronike sjell projektin e ri pas suksesit në Eurovision

Pas suksesit në Eurovision dhe jehonës së krijuar për emrin e tyre, Shkodra Elektronike duket se nuk e ka në plan të ndalet. Grupi...

Lajme të tjera

Web TV