Manastirliu në Urgjencën e QSUT: 100 mjekë i shtohen sistemit shëndetësor këtë muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër punën e stafeve mjekësore në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, ku ditët e fundit ka patur një fluks të shtuar, duke u shprehur se qytetarëve u është dhënë shërbimi shëndetësor në kohë.

“Në këto ditë të nxehta kur po përballeni më një fluks të shtuar qytetarësh që kanë nevojë për shërbim emergjent shëndetësor, mjekët kanë bërë më të mirën për ta përballuar siç duhet këtë situatë. Barnat dhe materialet mjekësore por edhe e gjithë infrastruktura për diagnozën e pacientëve, duke nisur nga paneli i analizave dhe ekzaminimet imazherike i janë ofruar në kohë qytetarëve që kanë marrë shërbim në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT. Është një ekip fantastik prej më shumë se 23 mjekësh dhe 80 infermierësh që shërbejnë në këtë urgjencë, që padyshim ka një fluks jo të vogël”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu lajmëroi nga Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme, shtimin me më shumë se 100 mjekë të stafeve të spitaleve.

“Lajmi i mirë është se janë më shumë se 100 mjekë që kanë përfunduar këtë vit ciklin e specializimeve, që do të atashohen pranë spitaleve tona të rretheve. Por janë edhe ata të cilët përfundojnë ciklin e specializimit, që tashmë janë të atashuar dhe po atashohen në spitalet e Tiranës, por edhe që kanë preferuar të qëndrojnë në spitalet ku ata kanë shërbyer në këtë 3-vjeçar”, tha Manastirliu.

Nga Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme, Ministrja Manastirliu u shpresh se qeveria është e angazhuar për mbështetjen e mëtejshme të mjekëve, kur tha se rritja e pagave nis nga ky muaj.

“Ne si qeveri jemi të angazhuar në mbështetjen e mëtejshme të mjekëve dhe të infermierëve tanë. Pagat rriten duke filluar nga korriku, pra efekti i pagave me rritjen 6% do të fillojë si efekt me rrogën e parë që vjen në gusht. Sigurisht do të vijojë rritja e pagave në çdo vit, ashtu sikurse ne e kemi premtuar”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se pavarësisht se QSUT është një kantier i madh, me investimet që janë në proces, shërbimi po garantohet në kohë dhe me cilësi, në bashkëpunim edhe me spitalet e tjera terciare, në këto ditë të fluksit të shtuar për shkak të temperaturave të larta dhe impaktit të Covid19.

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV