Gazetat sportive në Europë janë hapur me këto tituj:
“Ancelotti ka një zemër të madhe”. Lucas Vázquez rrëfehet për gazetën “As”.
“L’Equipe” hapet me titullin: Klasikët e rinj. Tashmë ata do të jenë kundër njëri-tjetrit për klasiken PSG-Marseille. Christophe Galtier dhe Igor Tudor nënshkruan kontratat e tyre me Parisin dhe Marsejën.
“Fuqia dhe klasi” shkruan Mundo Deportivo për Kessie dhe Christensen. Barça zyrtarizon dy përforcimet e para të verës.
“Sport” vjen me titullin: Kessie dhe Christensen u zyrtarizuan si nënshkrimet e para të sezonit 2022-2023 te Barcelona.
“Djemtë e Artë” shkruan “La Gazzetta dello Sport”: De Ketelaere dhe Zaniolo, dy talente që mund të ndryshojnë bilancin e kampionatit.