Hapja e negociatave/ Elisa Spiropali: Më mirë vonë se kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në një intervistë televizive, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se me datë 7 Korrik, që përkon me datën e protestës së Sali Berishës, të jepet përgjigja për negociatat.

Ajo deklaroi se të enjten, pritet vendimi për çështjen e negociatave dhe konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, vendi ynë do kërkojë shkëputjen nga RMV nëse ka një përgjigje negative për statusin kandidat dhe se qeveria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave.

Ndër të tjera, ministrja tha se më mirë të hapen vonë se kurrë dhe se koha nuk është sot…

“Të gjitha gjasat janë. Por koha nuk është sot, ishte dje për konferencën e parë ndërqeveritare. Më mirë vonë se kurrë. Ne po e mendonim seriozisht për të aplikuar për ndarjen e procesit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe detyrimet për këtë fazë të procesit dhe e mirëpresim të enjten”, deklaroi Spiropali ndër të tjera.

Të fundit

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve të tërthorta për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim konkret, ka bërë të ditur...

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë të zhvillojë përsëri një vizitë...

Lajme të tjera

Web TV