Silva Bino: Bëni dozën e tretë, edhe nëse keni kaluar virusin para 1 muaji!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh këtë të mërkurë për situatën e koronavirusit në vend, ku ka pasur rritje të infektimeve, si dhe humbje jete.

Komiteti iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, si mjeti kryesor për parandalimin e infeksionit. Mjekja Silva Bino u shpreh se duhet të bëjnë vaksinën edhe ata që kanë kaluar infeksionin para një muaji.

“Vaksinimi është mjet i rëndësishëm në lidhje me parandalimin e formave të rënda, vdekjeve dhe shtrimeve në spital. Përqindja e vaksinimit ka rënë këtë javë, në krahasim me një javë më parë. Ndërkohë që vaksinimi me dozën e tretë ka shënuar një rritje të lehtë, por përsëri përqindja e vaksinimit ditor dhe javor mbetet e ulët, në krahasim me muajt paraardhës.

Sot në qarkullim është varianti BA5, për të cilin nuk kemi të dhëna të qarta lidhur me format që ky variant shkakton, apo vdekjet që shkakton. Kemi të dhëna të pakta edhe për transmetueshmërinë e këtij varianti. Deri tani ka transmetueshmëri të ngjashme me variantin BA2. Qytetarët duhet të bëjnë edhe dozën e tretë, të mos merren me diskutime “jo e kam kalur”. Çdo person që ka kaluar një muaj nga kalimi i infeksionit, duhet të bëjë dozën e tretë. Nuk ka asnjë lloj diskutimi për këtë gjë”, u shpreh Bino.

 

 

Rakacolli: Vaksinimi mbetet mjeti më efikas i parandalimit të infeksionit. Duhet të mbahet maska në ambientet e mbyllura, aty ku nuk ruhet distancimi social.

Çomo: Në javët e para të qershorit kishim ulje të shtrimeve në spital, ku shifra shkoi deri në 4 pacientë, ndërsa në korrik shohim një shtim të pacientëve, që vijnë të kërkojnë ndihmë pranë Urgjencës. Të gjithë ata që vijnë për t’u konsultuar shtrohen në spital. Së paku 5-6 pacientë shtrohen në spital në ditë. Janë kryesisht persona pa vaksina, apo ata që kanë bërë vaksinimin e hershëm. Temperaturat e larta s’e kanë ulur numrin e të sëmurëve, të shtruarve në spital, por është shtuar numri, ndonëse jo në shifra të jashtëzakonshme. E rëndësishme është që grup-moshat më të prekura janë ato mbi 60-70 vjeçare.

Të fundit

Tentoi ta puthte, Gresa: Xuxi është në moshë të babait tim, më vjen…

Kanë ndodhur një sërë situatash mes Xuxit dhe Gresë Gashit gjatë këtyre ditëve. Këngëtari pak ditë më parë tentoi ta...

Tym në kabinë/ Avioni bën ulje emergjente në Austri

Një avion që ishte nisur nga Bukureshti në Zyrih bëri një ulje emergjente në qytetin e Grazit, Austri, të hënën për shkak të problemeve...

Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, qindra të evakuuar

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Kullën Eifel në Paris, ku një zjarr shpërtheu në boshtin e ashensorit mes katit të parë dhe të...

Vlashent Sata dhe Dojna Mema do të bëjnë dasmë por me një kusht!

Vlashent Sata, në një intervistë në “Natën me Aulonën” në MCN, kujton fillimet e lidhjes së tij me Dojna Memën dhe si të dy...

“Kokë e këmbë në EncroChat”/ Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ripërsëritur thirrjen e tij për miratimin e vetting-ut të politikanëve, si një hap i domosdoshëm për pastrimin e...

Lajme të tjera

Web TV