Parlamenti Evropian miraton rezolutën për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strasburg- Siç ishte njoftuar, Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen e ndërsjellë”. Raporti është hartuar nga deputetja gjermane, Viola von Cramon.

Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet. Megjithatë, rezolutat e miratuara nuk janë dokumente obliguese për shtetet e BE-së.

“Raportet me Serbinë duhet të normalizohen përmes marrëveshjes e cila duhet të bazohet në njohjen e ndërsjellë”, tha Viola von Cramon.

Cramon theksoi gjithashtu se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më shpejt për Kosovën.

“Parlamenti Evropian dhe unë personalisht e kam ripërsëritur vazhdimisht nevojën e dhënies së menjëhershme të liberalizimit të vizave, i cili ka kohë që është vonuar, pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë në një vend që gëzon respekt të plotë ndërkombëtar dhe perspektivë të qartë integruese evropiane!””, ka deklaruar von Cramon.

“Një element thelbësor i rrugës së integrimit në BE është dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë. I dërguari special i BE-së, Miroslav Lajcak, ka mbështetjen tonë të plotë dhe ekziston një unitet unik transatlantik. Megjithatë, pa marrëveshje ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, pranimi nuk do të ndodhë”- vijoi ajo.

Në seancën e PE-së u miratuan raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Në tri raportet u bë thirrje për mbështetje të perspektivës evropiane të këtyre vendeve

Të fundit

Rikthehet energjia elektrike në vend, zbulohet shkaku i shkëputjes

Është rikthyer energjia elektrike në qytetin e Fierit dhe në qytetin e Durrësit. Ndërprerja e energjisë elektrike zgjati për...

Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve

Shkencëtarët kanë përcaktuar se plakja e trurit arrin kulmin në moshën 57, 70 dhe 78 vjeç. Ata shpjeguan se si arritën deri te ky...

Ushqimi falas në shkollat e Tiranës, Veliaj: Njësoj siç kemi bërë me çerdhet dhe kopshtet

Ky vit i ri do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon trajtimit të nxënësve në shkollat publike të kryeqytetit. Ashtu si për...

Elefanti dhe gomari, pse përdoren këto dy simbole në politikën amerikane

Dy partitë kryesore politike në SHBA simbolizohen nga dy kafshë, elefanti për republikanët dhe gomari për demokratët. Dy kafshët shfaqen në çdo cikël zgjedhor, me...

Numri i vendeve që bojkotojnë dollarin ka tejkaluar numrin e mbështetësve të tij

Më shumë se gjysma e vendeve të botës kanë shpallur bojkot të dollarit në një shkallë ose në një tjetër, deri në fund të...

Lajme të tjera

Web TV