Vangjeli: Në 7 Korrik pamë një protestë private të Sali Berishës! Basha më radikal se ai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për analistin Lorenc Vangjeli, protesta e 7 Korrikut u thirr nga Sali Berisha për problemet e tij personale. Sipas tij, hallet e Berishës nuk ngjajnë me ato të qytetarëve shqiptarë.

Vangjeli tha se pavarësisht gjuhës së shpër të kreut të PD, në fakt politikani më radikal që ka njohur vendi ka qenë Lulzim Basha. Kjo sipas Vangjelit, për vetë faktin se vetëm Basha i ka zbatuar ato që ka thënë, si për nga dhuna në protesta, ashtu edhe në djegien e mandatit e bojkotin e zgjedhjeve lokale.

“Berisha e mendon realisht se e ka Ramën armik. Gjuha tipike që përdor Berisha. PËrshembull çdo të enjte ai thotë se kjo është ngjarja më e madhe, grabitja më e madhe e të tjerë. Çdo gjë e ka me superlativa, i çon në ekstrem. Sepse është një politikan si lavjerrës, që shkon nga ekstremi në esktrem. Është gjithashtu një politikan radikal, edhe pse u provua e kundërta. Që politikani më radikal që ka njohur vendi është Lulzim Basha. Vetëm ai i dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet. Shumë e kishin thënë më parë, por vetëm ai e realizoi.

Protesta e djeshme ishte një protestë private e Sali Berishës. Halli i tij nuk ka lidhje me hallet e qytetarëve. Janë dy drejtëza që nuk bashkohen kurrë. Sali Berisha duhet të mundë Sali Berishën, egon dhe egocentrizmin e tij ekstrem për t’Ii hapur rrugë Partisë Demokratike. Sikurse në skenën tjetër të duelit, Edi Rama duhet të mundë Edi Ramën” – tha Lorenc Vangjeli në Report TV.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV