Profesori rrëfen disa të vërteta për aftësinë e Shqipërisë për të përballuar koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet duhet të mendojnë seriozisht se si duhet të përgjigjemi për koronavirusin, i cili ditën e sotme shënoi dy viktima në shtetin fqinj në Itali”, deklaron Shefi i Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se kur ndodhemi përballë fataliteteve të mundshme, duhet një seriozitet i jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm i çdo strukture.

Sipas shefit të Kardiokirurgjisë, tre hapat që duhen ndjekur me urgjencë janë diagnostikimi në kohë rekord, karantina dhe trajtimi.

Postimi i plotë i Edvin Priftit

Vdekjet e para të shënuara në Itali nga infeksioni i koronavirusit na bëjnë të ndjehemi akoma edhe me afër ndaj ngjarjeve te cilat mund të jenë shkaterrimtare për njerëzit dhe popullin tonë.

Masat drakoniane që janë marrë në vendin e origjinës të këtij infeksioni viral dhe që po shoqërohen me masa akoma edhe më të ashpra në vendet pranë duhet të na bëjnë të mendojmë akoma edhe më seriozisht se si duhet të pergjigjemi në këto kushte.

Mendoj që gjithmonë ka momente relaksi dhe llafesh, proklamatash, por kur ndodhemi përballë fataliteteve të mundshme duhet një seriozitet i jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm i çdo strukture.

E para diagnostikimi në kohë rekord:

Dje po interesohesha, dhe mu tha nga një prej specialisteve tanë më të mirë të semundjeve infektive që, real time PCR, është kërkuar nga laboratori i mikrobiologjise në QSUT dhe nuk është realizuar pasi PPP nuk e parashikon.

Atëherë une them që zoterinj – këtu ndodhemi përballe një çështje të sigurise kombetare. Une nuk e di se ç’mund të konsiderohet tjeter gjë brenda nocionit të sigurise kombetare. Dhe në këto kushte, dikush mund të ketë paturpesine të kthejë një pergjigje të tille. Nga ana tjetër, ne si universitet na duket një gjë normale kjo?!

Nëse kjo PPP reagon në këtë mënyre atëherë pa dyshim që duhet rishikuar pasi është totalisht e padrejte dhe aspak shkencore, bllokon hulumtimin që në pikenisje, dhe rrezikon dhe cenon jeten. Kur i mohohet të vetmes qender universitare hulumtimi dhe diagnostikimi, atëhere kush do ta beje? Dikush më tha se mund te diagnostikohet në institutin e shendetit publik. Kjo është gjë shumë e mire, Po si mund të mohohet diagnostikimi në QSUT.

Lexo edhe :  Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

E dyta: karantina

Asgjë nga fronti i lindjes. Nuk dime se si, ku, në çkushte. Mos na duket çudi, pasi mund të jetë secili prej nesh kandidat për në karantinë dhe mendoj që njerëzit duhet të jenë në dijeni të gjithçkaje.

E treta: trajtimi

Këta të semurë në fund, kanë nevojë për ventilim mekanik të drejtuar ose oksigjenim artificial. Përsa i përket ventilimit mekanik, në Shqipëri ne kemi vetëm 140 ventilatorë mekanikë, këtu përfshirë edhe strukturat private që do të thotë, që sikur tjua mohojmë ventilimin mekanik gjithë të semureve të tjerë atëherë vendi ynë mund të trajtojë vetëm 140 të semurë njëkohësisht.

Oksigjenimi artificial që ka të bëjë me nje aparat tjetër që quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO, të cilin kemi vite që e kërkojmë me ngulm në kardiokirurgji, por sidomos pas epidemise se H1N1 si e vetmja alternativë për të mbajtur në jetë këta të sëmurë, nuk ka asnjë aparat të tillë në Shqipëri.

Afërsia me Lombardinë, shkëmbimet në njerez dhe mallra me Italinë na shtyn që duhet menduar seriozisht për përballjen me koronavirusin. Nuk mund të sillemi sikur është një gjë larg nesh.

Çdonjeri prej nesh, politikanë, biznesmenë, ambasadorë, ministra dhe deputetë, por veçanërisht personeli shendetesor, mund të jenë të infektuarit e radhës. Nga 29 të infektuar në Itali, 5 janë personel shendetesor. Domine Quo Vadis?!

Të fundit

“U dogj” herën e parë, Berisha vë mend: Do ta zbatoj masën “detyrim paraqitje”!

Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët këtë të shtunë, u pyet nëse do të paraqitet të hënë, duke...

“La Repubblica”: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe nga vendet e tjera

Bllokimi i TikTok në Shqipëri ndryshon nga të gjitha rastet e tjera. Është ndryshe nga 20 bllokime të tjera që TikTok ka parë deri...

Nuk dha leje për të dërguar ushtrinë në veri, komandanti i KFOR-it tregon arsyen

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit dhe për kërkesën e kryeministrit...

Nënë për herë të parë, balerina e njohur shqiptare zbulon gjininë e fëmijës

Isida Mollaymeri, balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit është në pritje të ëmbël. Lajmin e ka zbuluar vetë balerina përmes një postimi në “Instagram”. Momentin...

“Do të flas me Putinin”, Vuçiç: SHBA do të na vendosë sanksione në ekonomi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në mbledhjen e qeverisë tha se SHBA do të vendosë sanksione të drejtpërdrejta gjithëpërfshirëse ndaj industrisë së naftës të...

Lajme të tjera

Web TV