Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Lofkënd të Mallakastrës, teksa dy persona kanë rënë bien ne një pus uji.
Nga të dhënat e para, raportohet se dy burrat kanë hyrë në pus për ta pastruar, dhe kanë rënë brenda tij. Është kërkuar ndihma e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga pusi.
Ndërkohë, raportohet se dy personat janë gjallë, por nuk dihet ende si është gjendja e tyre shëndetësore.
Policia e Mallakastrës njofton se janë nxjerrë të gjallë nga pusi dy burrat, të cilët kishin hyrë për ta pastruar dhe ishin bllokuar brenda.
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.