A do merrte pjesë në Eurovision? Noizy: Nuk do ta lija Shqipërinë në baltë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot vlerësohet si një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar por Noizy ka pasur një dëshirë tjetër kur ishte fëmijë që nuk kishte lidhje me muzikën. Reperi zbuloi gjatë intervistës ekskluzive që dha për moderatorin Ermal Peçi në “Abc e pasdites” se ëndërronte që të bëhej një aktor.

Duke folur për fillimet e tij, reperi theksoi se gjatë kohës që ka jetuar në Londër jetonte me shpresën se do të kthehej në Shqipëri dhe të angazhohej në aktrim. Megjithatë, ai theksoi se disi e ka prekur dhe këtë fushë pasi është angazhuar në disa projekte me Blerim Destanin.

“Kam pasur ëndërr, mbase jo të jem artist i muzikës por aktor. Flija gjumë duke menduar se një ditë do të kthehem në Shqipëri dhe do të isha aktor. Ja ku jemi sot, mbase jo aktor por artist.”, tha reperi. Më tej, ai është pyetur dhe nëse e ka menduar ndonjëherë të marrë pjesë në festival evropian.

Do të kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin. Kam shumë fansa të fuqishëm që do të më mbështesnin dhe nuk do e lija Shqipërinë në baltë. Nuk do t’i zhgënjeja shqiptarët. Nuk e di si funksionon për të hyrë. Nëse dikush e sheh këtë video, producentët që merrem me atë punë ta shohin me interesim këtë gjë sepse do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart. Nuk më intereson që të fitoj, por të jem atje dhe garantoj se fakti që do të jem atje do të bëhet diçka e madhe.“, tha reperi.

Të fundit

FMN ngre alarmin për pensionet në vend/ Skema e tanishme duhet reformuar!

Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti alarmin për skemën e pensioneve në Shqipëri, nisur nga fenomeni nëndeklarimit të pagave. Eksperti i...

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me drejtuesit politikë, koordinatorët dhe kryetarët e degëve të PD-së, ku në qendër të diskutimeve...

Lamtumira e Anastasit/ Rama e Mitsotakis takim ‘kokë më kokë’ pas ceremonisë

Pas përfundimit të funeralit të Kryepiskopit Anastas, pati një takim kokë më kokë midis Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës. Pas përfundimit të funeralit të Kryepiskopit...

Trafiku i armëve Shqipëri-Angli, kapet edhe 28-vjeçari në Londër, arrestohet vëllai

Pas arrestimit në Kolumbi disa ditë më parë të Almir Gjidiaj, i vëllai i tij i kërkuar nga SPAK për dosjen e trafikut të...

Mos bindja civile dhe qeveria teknike “helene”

Nga Kreshnik Spahiu Një incident shumë i rëndë ka ndodhur në lamtumirën e fundit që ju tha Kryepeshkopit të Kishës Ordhodokse Anastas Janullatus. Vendet Kryeministrit...

Lajme të tjera

Web TV