Konsultim për Amnistinë Fiskale/ Ibrahimaj: Nisim vitin zero të parave jashtë bankave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E vendosur në nismën e Amnistisë Fiskale, e cila parashikon një prag prej 2 mln eurosh, qeveria nisi sot konsultimet për pr/ligjin.

Në nisje të fjalës së saj ku prezantoi nismën, ministrja Delina Ibrahimaj sqaroi se do të kryhet amninistia e pasurisë, e cila do të shqyrtohet nga një njësi speciale që do të bashkëpunojë me institucionet shtetërorë.

“Është parashikuar një kufi prej 2 mln eurosh për deklarimin e pasurisë. Do të krijohet një njësi speciale që do të ndërveprojë me institucionet shtetërore që kanë si objektiv elementët që sapo paraqita. Për 5 ditë do të analizojë kërkesat nga subjektet duke ndërvepruar me institucionet shtetërore në luftën kundër krimit.

Administrata do të japë një vërtetim që bizneset të paguajnë një tatim të posaçëm për legalizimin e kapitaleve. Është 7% për 4-mujorin e parë të zbatimit të ligjit dhe 10% për 5 mujorin e dytë. Në fund të verifikimit do të dalë një vërtetim që legalizon këto para apo asete.

Situata ku ndodhemi dhe kriza ekonomike globale i ka vendosur ekonomitë në kushte jo normale të funksionimit të tyre. Kjo është një krizë. Është e rëndësishme rritja e kapitaleve që të financohen projektet që ne kemi të parashikuara. Kemi një normë të lartë të parave të jashtë bankave.

Duhet ngritur kapaciteti i shtetit në mënyrë që të krijohet një vit zero që të mos ketë më mundësi që paratë të qarkullojnë jashtë bankave. Do i japim mundësinë çdo shqiptari që kanë pasuri nga puna e padeklaruar që të mund të legalizohen. Në situatën ku ndodhemi është e rëndësishme që ekonomia të zhvillohet përmes këtyre sistemeve. Një nga objektivat e aministisë është rritja e ekonomisë. Situata i ka vendosur shtetet në kushte jo normale financimi, tani është e rëndësishme rritja e kapitaleve me qëllim financimin .

Lexo edhe :  “Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Kemi një normë të lartë të parasë jashtë bankave është e nevojshme të krijohet një vit zero ku të mos ketë mundësi që këto para të qarkullojnë jashtë bankave. Do krijojmë mundësinë që këto para të legalizohen, do I japim mundësi cdo shqiptari të legalizojë paranë e venë në 30 vite nga puna në të zezë. Pr/ ligji ka për synim përmirësimin e pajtueshmërisë me taksat në të ardhmen.” u shpreh Ibrahimaj.

Të fundit

VIDEO/ Armando Broja tregon klasin ndaj Cityt, detyron Foden të shkaktojë faull qesharak

Armando Broja dha impaktin e tij sot për Evertonin kundër Manchester Cityt. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën...

Çfarë bleu dhe çfarë shiti Shqipëria me vendet partnere?

Tregtia e jashtme e Shqipërisë për 11-mujorin e vitit 2024 ka shënuar zhvillime të dukshme, me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe...

Pezullohen tre mjekë në Fier, dyshohet për mjekim të gabuar…

Mjekët e urgjencës së spitalit të Fierit Bledar Dherpollari dhe Ilva Çuni nuk do ta ushtrojnë profesionin deri në përfundim të gjykimit që ka...

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndau sot një lajm të mirë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, duke njoftuar shpërblimin e fundvitit për 4360...

Chelsea befasohet në fundin e sfidës, Fulham arrin përmbysje spektakolare

Chelsea pësoi disfatë 1-2 në shtëpi ndaj Fulham. Të besuarit e Marescas realizuan të parët me Palmer në minutën e 16-të, duke krijuar përshtypjen...

Lajme të tjera

Web TV