Atentat në Fushë-Krujë! Qëllohet me kallashnikov drejt mjetit, raportohet për 3 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës. Sipas raportimeve, mësohet se të vdekur kanë mbetur 3 persona.

Disa persona ende të paidentifikuar që udhëtonin me makinë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje që për pasojë mjeti ka marrë flakë. Mësohet se një prej viktimave ka dalë nga makina por atentatorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar dhe atë për vdekje. Trupat e dy personave të tjerë ndodhen ende brenda makinës që është përfshirë nga flakët.

Nga targat e mjetit rezulton se mjeti është në pronësi të një personi me banim në Fushë Kuqe. Nuk dihet ende nëse pronari ishte në makinë dhe kush ishte shënjestra e këtij atentati. Ambulanca dhe policia po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.

Thuhet se makina që hapi zjarr është larguar në drejtim të Durrësit, ndërsa në ngjarje ka pasur shumë dëshmitarë që mund t’i vinë në ndihmë prokurorisë në zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV