Vala e të nxehtit përfshin Mbretërinë e Bashkuar, britanikët lyejnë derrat me krem dielli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derrat do të lyhen me krem kundër diellit në shfaqjen më të madhe bujqësore në Mbretërinë e Bashkuar në atë që pritet të jetë dita më e nxehtë e Uellsit. Disa fermerë kanë lyer kafshët e tyre me krem kundër diellit për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme, sipas BBC.

“Derrat nuk e lëshojnë nxehtësinë ashtu si kafshët e tjera, kështu që është e vështirë t’i mbash të freskët”, tha fermeri i derrave, fitues i çmimeve, Ela Mair për BBC.

Ndërkohë, në shfaqjen Royal Welsh Show, një nga ngjarjet më të mëdha bujqësore të Europës që po ndodh gjatë katër ditëve të ardhshme, organizatorët kanë shpenzuar rreth 50,000 paund për ventilatorë shtesë dhe ajrim në kasollet e bagëtive për të mbajtur përafërsisht 8,000 kafshë sa më të freskëta.

Paralajmërimet për të nxehtin ekstrem janë në fuqi për dy ditët e ardhshme me temperatura që parashikohen të arrijnë në 38 grad Celcius të hënën. Një emergjencë kombëtare është shpallur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për shkak të temperaturave të larta.

Udhëtarët janë paralajmëruar të udhëtojnë vetëm nëse është e nevojshme dhe udhëtimet në disa trena janë anuluar për shkak të rritjes së temperaturave.

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV