Bllokimi i e-Albania pas sulmeve kibernetike/ Ministria e Brendshme rihap sportelet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme ka reaguar pas sulmit kibernetik që u bë ndaj databazës së e-Albanias, ndërkohë që ka sqaruar qytetarët se aplikimet për të marrë karta dhe pasaporta do të behën fizikisht pranë sporteleve.

Ne reagimin për mediat Ministria e Brendshme thekson se shërbimet e domosdoshme do merren në pranë zyrave të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile, ndërsa theksohet se bllokimi i shërbimeve online do jetë momental deri sa te perfundojë kundërofensiva e AKSHIT dhe aleateve per te kthyer normalitetin.

Më tej shërbimet online ministria e Brendshme i cilëson një histori suksesi dhe se bllokimi është çështje momentale.

“Shërbimet qeveritare online janë një histori suksesi në Shqipëri pavarësisht ngërçit momental të krijuar prej sulmit kibernetik. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë e krijuara”.

Njoftimi i plote i Ministrisë së Brendshme

Në vijim të komunikimit të mëparshëm të Ministrisë së Brendshme duam të theksojmë se njoftimi lidhet vetëm me shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile të cilat do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse për qytetarët deri në përfundim të kundërsulmit.

Kjo është një situatë tërësisht e përkohshme e diktuar nga sulmi kibernetik i sinkronizuar jashtë Shqipërisë, për të cilin po kryhet një kundërofensivë nga AKSHI dhe aleatët tanë për t’u rikthyer në normalitet shumë shpejt.

Shërbimet qeveritare online janë një histori suksesi në Shqipëri pavarësisht ngërçit momental të krijuar prej sulmit kibernetik. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë e krijuara.

Të fundit

Krerët e UÇK votojnë në Hagë/ Gjykata: Do ushtrojnë të drejtën për zgjedhjet në Kosovë

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi do te kene mundesi te votojne per zgjedhjet e 9...

Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova!

“Një Copëz Arti” erdhi këtë të premte nga Tetova, në Tiranë. Presidenti Bajram Begaj, hapi dyert e institucionitpër artistët e vegjël të shkollës së...

Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet

Kryebashkiaku i Tiranës gjatë fjalës së tij në ceremoninë e çeljes së programit për Drejtuesit e Shkollave dhe Kopshteve, e zbatuar nga Shkolla e...

Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca

Vaji i ullirit është cilësuar prej kohësh si një ‘super ushqim’ që mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë kur konsumohet si pjesë e...

Dërgoi njoftime të gabuara, Apple pezullon opsionin e lajmeve të gjeneruara nga AI

Inteligjenca Artificiale (AI) ka problemet e saj. Këtë e tregon më së fundmi edhe një vendim i Apple. Gjigandi teknologjik vendosi të pezullojë një...

Lajme të tjera

Web TV