20 korrik 1969/ Gara për hapësirën, “Apollo 11”, sonda kozmike mbërriti në Hënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 1969 Neil Armstrong si i pari njeri shkeli në Hënë. Këtij hapi i kishte paraprirë një garë marramendëse teknologjike mes Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së. Një vështrim në fillimet e fluturimeve në hapësirë.

Historia e fluturimeve në hapësirë nisi në vitet 1950. Ishte një kohë në të cilën të vetmet superfuqi globale asokohe SHBA dhe Bashkimi Sovjetik zhvillonin një garë të ashpër atomike. Kush dominonte hapësirën, mund të dominonte edhe ushtarakisht të gjithë botën, mendohej atëherë. Një raketë hapësinore në thelb nuk ndryshon aspak nga një raketë ndërkontinentale. Dhe në hapësirë asokohe Bashkimi Sovjetik ishte dukshëm më i avancuar kundrejt SHBA-së.

Duke shkelur në sipërfaqen e Hënës Neil Armstrong më 20 korrik 1969 tha një ndër fjalitë më të rëndësishme në botë: “That’s one small step for [a] man, one giant leap for mankind.”

Që nga ky moment zbritja në Hënë ishte krahasuar me më parë një hap i vogël. Apollo 11 ishte i pari mision i zbarkimit. Astronauti Michael Collins qëndroi në orbitë, pasi Buzz Aldrin dhe Neil Armstrong me kapsulën e zbarkimit, të ashtuquajturën “Eagle” (shqiponja), u shkëputën prej raketës.

“Ka ngjarje në jetë, që njeriu nuk i harron kurrë. Zbritjen në Hënë, veçanërisht sekondat e fundit, nuk do t’i harroj kurrë,” kujton Gene Kranz. Ai ishte përgjegjës në tokë si drejtor i fluturimeve në qendrën e komandës së NASA-s në Houston. Kur ai përpiqej që ta vendoste kapsulën e zbarkimit të sigurtë në sipërfaqen e Hënës, u ndezën sinjalet e alarmit të një sërë kompjuterave. “E kur ekuipazhi u vu menjëherë në punë – dy minuta përpara zbarkimit – për ne ishte e qartë, që ishte konsumuar më shumë karburant, nga sa ne e kishim planifikuar”, kujton Kranz. Edhe kur zbarkimi u realizua me sukses më 20 korrik 1969, kur Armstrong dhe Aldrin për konfirmimim komunikuan “the Eagle has landed”, në Houston vazhdonte tensioni. “Asnjeri prej njerëzve në qendrën e komandimit nuk mund t’i ndiente emocionet”, vëren Kranz, “sepse ne ishim edhe në dy orët pasuese jashtë mase të preokupuar më punë – nonstop.” Jo vetëm zbarkimi në Hënë, por edhe transmetimi drejtpërdrejt në televizion i fluturimeve kozmike ishte një risi. Interesi i shtypit ishte i jashtëzakonshëm. Mbi 2000 gazetarë ishin akredituar në Cape Canaveral dhe në Houston. “Deri në atë moment televizioni ishte një ndër qëllimet tona, por jo patjetër i nevojshëm,” thotë Kranz. Por që kjo funksionoi edhe në çastin vendimtar, kjo nuk ishte e vetëkuptueshme.

Lexo edhe :  6 Janar1838/ Samuel Morse prezanton në publik telegrafin

“Pasi ne zbarkuam me sukses, vlenin vetëm fotografitë. Unë mendoja, “po sikur të mos funksionojë televizioni!’ Nëse nuk funksionon tani, atëherë jam unë ai që do të mbetem përgjegjës, se nuk ka pasur fotografi nga Hëna!” Por teknika funksionoi dhe miliona njerëz në mbarë botën panë se si Neil Armstrong, si njeriu i parë në botë, shkeli në Hënë dhe tha fjalët e paharrueshme: “Ky është një hap i vogël për një njeri, por një arritje gjigande për njerëzimin”.

Të fundit

Gjendet një thesar në një kishë gotike në Gjermani/ I fshehur 400 vite më parë

Restauruesit e një kishe gotike në Gjermani zbuluan një thesar të fshehur në këmbën e zbrazët të një statuje...

Presidenti Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale të emergjencës për zjarret e Kalifornisë, që do të mundësojë fonde dhe burime për të...

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, Shqipëria në vendin e 43-të

Poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende të botës. Shqipëria renditet në vend e 43-të, në botë sipas Indeksit të...

Reshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit për sot, 9 janar 2025

Territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të...

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre nëse kanë dritare të vjetra?...

Lajme të tjera

Web TV